Page 99 - Demo
P. 99


                                    97MësimiI.12.28 Dinamika e kores së TokësPas formimit të Tokës si planet, korja e saj nisi të ngurtësohej. Pjesa më e madhe e kores kontinentale ka një vjetërsi 3-4 miliardë vjeçare, ndërsa korja oqeanike më e vjetër daton 180 milionë vjet më parë. Siç shihet, ndërmjet moshave të tyre ka një diferencë të madhe. Kjo shpjegohet me dinamikën e secilës prej tyre. Korja kontinentale, duke qenë më pak e dendur se ajo oqeanike, nuk mund të zhytet dhe të shkatërrohet. Pjesa më e madhe e saj mbetet e pandryshuar, si ajo e formuar miliarda vite më parë. Ndërkohë, korja oqeanike e re formohet vazhdimisht në kufijtë e pllakave ndërtuese. Diskutojmë Kujtojmë sërish ndërtimin e kores së Tokës; kuptimin mbi pllakat tektonike dhe kufijtë midis tyre. Përshkruajmë çfarë janë korja kontinentale dhe ajo oqeanike, pllakat tektonike dhe kufijtë midis tyre. Mësuam që pllakat tektonike lëvizin, por, a e dini pse? Çfarë ndodh në kufijtë e pllakave tektonike?PLLAKAT TEKTONIKE DHE DINAMIKA E TYREFjalë kyçe dinamika e kores së Tokës  dukuritë tektonike që ndodhin në secilin lloj të kufijve të pllakavekyçeKëtu, pllakat i largohen njëra-tjetrës dhe materiali i nxehtë e në gjendje të shkrirë i mantelit (ose rrymat e konveksionit) ngjitet sipër, drejt sipërfaqes. Pasi depërton ndërmjet pllakave të ndara dhe pas ftohjes, ai formon një kore oqeanike të re. Për sa kohë pllakat vazhdojnë t’i largohen njëra-tjetrës, procesi vijon dhe formohet gjithmonë një kore oqeanike e re.rrymat e konveksionit të mantelitKorja e TokësManteliDinamika e Kores së Tokës në kufijtë e pllakave ndërtuese dhe të pllakave shkatërruese 67 Dukuritë tektonike që ndodhin në secilin lloj të kufijve të pllakaveNë kufijtë e pllakave tektonike formohen shumica e tërmeteve dhe e vullkaneve që ndodhin në Tokë.Le të shohim më hollësisht se çfarë ndodh në secilin prej llojeve të kufijve të pllakave.Ndërkohë, në kufijtë e pllakave shkatërruese,korja e vjetër oqeanikeshkatërrohet vazhdimisht për shkak të zhytjes së saj në thellësi (sepse ka dendësi më të madhe), nën pllakat kontinentale. Në këtë mënyrë, ajo “riciklohet” nga Toka. 
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103