Page 100 - Demo
P. 100
1 Plotësoni më tej mendimin se përse shkruajmë: __________________________________________________________________________ 2 Zëvendësoni fjalët me të zeza me fjalë të përafërta, duke ruajtur kuptimin e poezisë.Po kur të jesh mërzitur shumë,Në raft të librave kërkomëAtje i fshehur do jem unë,Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë… 3 Shkruani fjalë në vendet bosh.Në dhomë kish hyrë një zog__________________Nuk cicërinte dotS’e ngrohte asnjë varg baladeAsnjë peizazh__________________Gruaja e mori në duar, si në një foleIa puthi krahët. E ngrohu _______________.Pas pak tej dritareve dëgjohetCiu-ciuNëpër shi. 4 Në vendin bosh, shkruani një varg që i shkon kësaj poezie.U zunë rrugët me dëborë___________________________Rri dritareve me orëNë mendime futur rri.Era zë të ulërijëGjithë rrugët mbenë shkretëBora s’ka ndër mend të shkrijë_________________________ 5 Shkruani vargjet e mëposhtme në gjuhë standarde.E kandshme asht hana ___________________Kur del me zana, ___________________E n’tokë me dritë përndaret. _______________Hyjzit që shndrisin ___________________E që shëtisin __________________Npër qiell, janë t’bukur faret. ______________ 6 Vendosini një titull poezisë së mëposhtme dhe kthejeni atë në prozë. Titulli: __________________________Tashi dh’ agimi llambaritësPo svagullon në fund liqeri,Po tretet tinëz yll’ i dritësPosi një sumbull prej sheqeri.Pra, ja! pra, ja! se dita ndezi,Se fund’ i ujit vetëtiti,Se posi lajmëtar – mëngjesi,Del zogu – i bardh’ i një nositi... 7 Shkruani një poezi me dy strofa, me rimë dhe me tematikën e natyrës.Shkruajmë Shkruajmë poeziTë shkruarit është një proces krijimi, të cilin njeriu e mëson gjatë jetës. Poezia shkruhet me ndjenjë dhe mendim. Ajo lind:si shprehje e emocioneve;si shprehje e mendimit personal;si përkushtim i veçantë.PËRSE SHKRUAJMË POEZI?Këshilla për të shkruar poeziPërmbajuni idesë që doni të shprehni.Lidheni idenë me përjetimet tuaja.Lexoni më parë poezi të ngjashme, ndiqni modele.Krijoni strukturën: shkruani në strofa, vargje të shkurtra dhe me rimë.Përdorni figura letrare: epitete, krahasime etj.Ndryshoni shpesh vendin e fjalëve në vargje. Përsëritni fjalët që japin mesazhe.Lexojeni vetë pasi ta keni shkruar, që të kuptoni nëse ka ritëm.Shikojeni të shkruar, poezia duhet të duket bukur.98

