Page 101 - Demo
P. 101


                                    PAS VDEKJESPara leximitKomentoni episodet e shkëputura nga filmi “Pas vdekjes”.Ky fragment është shkëputur nga komedia “Pas vdekjes”. Përmes situatave komike, Çajupi përqesh mediokritetin, mendësitë e prapambetura, njerëzit dritëshkurtër që shqetësohen për kotësi, si kureshtja për të ditur se ç’do të thonë njerëzit pas vdekjes së tyre. Andon Zako ÇajupiPas vdekjesXIV(Zonjëza Lulushe, Adham-Uti)Adham-Uti S’është mjaft ç’pësova unë? Do dhe ti të provosh?Lulushe Po, dua! Dua të mësoj ç’do thonë…O! E di fort mirë ç’vlejnë lëvdatat për gratë kur janë të gjalla… Po pas vdekjes e vërteta në shesh, nukë fshiet.Adham-Uti E vërteta! Ahere ti beson se janë të vërteta sa shkruajnë për mua?Lulushe Më ndje, zotëni! S’ka njeri të pafaj: dhe gazetat takon të bëjnë gabime. Po kush e di?... Një ditë, pas njëqind vjet, pas dyqind vjet, del në shesh e vërteta.Adham-Uti Pas dyqind vjet! Po unë dëshiroj tani, që sot, të më kupëtojnë se kush jam unë!Lulushe Kur vdes njeriu, nd’atë jetë, njëqind, dyqind, njëmijë vjet ç’janë?...99
                                
   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105