Page 102 - Demo
P. 102
XVI(Adham–Uti, Lulushe)Adham-Uti Pa dal të shomë ç’kanë shkruar edhe për ty...Lulushe Do të shomë, do të shomë! Po pse më dridhet dora?... Adham-Uti A! Të vjen frikë!Lulushe Frikë, jo! Do të mësoç… (Rri dhe këndon shkrimin): “Vdekij e zonjëzës Lulushe!” …(I bie shkrimi nga dora). Po s’di se ç’kam! Ç’pësova? Më vjen shtëpia rrotull….më vjen të dredhur… Më duket sikur kam vdekur vërtet!Adham-Uti (merr artikullin nga sheshi): Dale ta këndoj unë (këndon): “Me hidhërim të math mësojmë se zonja Lulushe, vdiq papritur, papandyer. Nesër do të shkruajmë gjer’ e gjatë për kët ëngjëll, për këtë lule të bukurë që nukë la shoqe në vendin tonë…Lulushe (e kënaqurë): Ëngjëll! Lule!Adham-Uti (me inat): Dreq o punë! Të lëvdonet një grua dhe një shëronjës si unë shaet pas vdekjesë!...Lulushe Të lutem, zotëni, mos u hidhëroni kaqë shumë. A u sos?Adham-Uti (me inat): Jo, jo! Nuk u sos!... Po merre këndoe vetë.Lulushe (merr shkrimin e këndon): “Dorë me dorë, themi vetëm se e ndyera Lulushe s’ish vetëm një grua e bukurë, e mënçurë, po dhe një mësonjëse me dituri të madhe, pra kishte dhe një zëmër të bardhë, plot me ndjenja miqësie dhe dashurie të paanë!” (duke qarë): Vërtet! Vërtet! Kështu jam!... (Këndon artikullin):“Prandaj kur u hap kjo lajm‘ e zezë ndë qytet, gra e burra, djem e pleq u hidhëruan, u pikëlluan dhe nukë mbeti asnjë pa mos vajtur ta shojë për herë të fundit, duke derdhur lot rrëke. Në një çast u mbush shtëpia me njerës e me kurorë lulesh dhe në mes të këtyre lloi, lloi lulesh të bukura çkëlqente një kurorë fort e madhe me trëndafil e manushaqe, që kish sjellë zoti Vurko, i cili s’mbante dot lotë!” (Duke qarë): Sa mirë! Sa bukur do t’ishte!...Po zoti Vurko! Sa mirë më qënka sjellë! Dhe këndon – lexon.të dredhur – dridhem.papandyer – papandehur, papritur.u sos – mbaroi.FjalorIronia është tallje e hollë e fshehur, një nga llojet e humorit. Kemi ironi edhe kur përdorim një fjalë me kuptimin e saj të kundërt.Për shembull, duke mbajtur seriozitetin, themi të kundërtën e asaj që mendojmë në të vërtetë, për ndonjë dukuri apo njeri. Në këtë komedi, Çajupi ironizon ose vë në lojë personazhet që shqetësohen për gjëra të kota, siç është kureshtja për të ditur se ç’do të thonë njerëzit pas vdekjes së tyre.100

