Page 103 - Demo
P. 103


                                    Fjalor unë, kuçedra, s’e shojë dot me sy! S’dojë të ndëgjojë as vjershat që shkruante për mua! Sa fort më paska dashur!...Adham-Uti A u sos?Lulushe U sos, zotëni! Mirë po s’thonë se nga ç’lëngatë paskeshë vdekur!Adham-Uti A! Ty të lënë të vdeç si të duash! Vetëm për mua, dua s’dua, damblla!... Ja se ç’domethënë të jesh grua e bukur: të lëvdojnë, të sjellin lule, të ngrënë në qiell!...lëngatë – sëmundje e rëndë.damblla – sëmundje e rëndë që vjen nga gjakrrjedhja në tru ose nga mpiksja e gjakut në enët e trurit. STUDIM TEKSTI Humori është aftësia ose cilësia e njeriut për të shkaktuar të qeshurën duke paraqitur anët komike të realitetit. Teknikat humoristike përfshijnë: përshkrimin e situatave dhe të personazheve me karakteristika komike, lojërat e fjalëve, batutat, si dhe shprehjet e ekzagjeruara.Kuptojmë tekstin 1 Lexoni komedinë dhe përgjigjuni pyetjeve:Cila është tema e bisedës mes dy personazheve?Përse janë të shqetësuar ata?Ç’përmbajtje kishte nekrologjia e Lulushes?Cila është arsyeja e pakënaqësisë dhe e zemërimit të Adham-Utit?Analizojmë tekstin 2 Si i përshkruan autori personazhet? Plotësoni tabelën.Lulushja Adham-UtiPamja e jashtme Veprimet që kryejnë 3 Për të shkaktuar të qeshurën dhe humorin, Çajupi: krijon karaktere komike; krijon situata komike; përzgjedh fjalët; analizon ngjarjet; kritikon sjelljet.Reflektojmë rreth tekstit 4 Komentoni thënien: “Shqetësimi për gjëra të kota të bën qesharak”. Argumentoni shpjegimet tuaja me raste nga aktualiteti, të cilat përputhen me temën e diskutimit.Gjuha e tekstit 5 Gjeni shprehjet: që ju bëjnë për të qeshur; në të cilat autori përdor ironinë.Pasurojmë leksikun Shqyrtoni gjuhën që ka përdorur Çajupi në këtë komedi. (Kujtoni edhe formën e saj në komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndër” të trajtuar në klasën e gjashtë.) Përzgjidhni fjalët dialektore dhe ato që mendoni se kanë një formë të ndryshme nga gjuha standarde. Nxirrni përfundime dhe prezantojini ato nëpërmjet një programi kompjuterik, p.sh.: PowerPoint.101
                                
   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107