Page 104 - Demo
P. 104
(Dëgjohet zëri i brishtë, më i buçitshëm, që paralajmëron sulmin e menjëhershëm në kështjellën e mbretëreshës. Kthehet e çmeritur, e vendos kamxhikun e artë, parzmoren e çunit, thikën dhe gotën e helmit në dollap. I afrohet dritares, vendos duart në skajet e saj dhe u drejtohet pushtuesve, që nuk shihen, me zë të vendosur dhe të lartë).Keni kaluar shtrëngatat, detërat dhe shkëmbinjtë që të pushtoni tokat e mia. Mendoni se këtu do të gjeni qetësinë? Keni harruar se qetësia juaj do të varet prej nesh, ashtu siç varet gjithmonë paqja e pushtuesit prej durimit të të pushtuarit. Jo. Nuk na njihni mirë. Ju keni marrë guxim prej fatkeqësisë sime dhe prej urrejtjes suaj. Guximi juaj do të jetë dhe fatkeqësia juaj. Ju do t’i shihni kufijtë.Nuk e dini se prej luleve këtu bëhen shpesh ferrat; prej qengjave dalin shpesh ujqit, prej kaprojve lindin shpesh arinjtë; prej dafinave farkohen shpesh shigjetat, kurse prej mjedisit bëhet shpesh helmi.Ju nuk e njihni këtë popull. Nuk e duron ai shpatën e të vetit e aq më pak e duron shpatën e të huajit. Ky popull e vë krenarinë mbi lumturinë. Përmbi malet tona fluturojnë shqiponjat dhe prej tyre jemi mësuar të çmojmë mbi çdo gjë tjetër lirinë. Edhe buka e thatë na duket e ëmbël, edhe gurët na duken të butë; edhe malet na duken fusha; edhe dimri na duket pranverë, vetëm kur jemi të lirë. Ne i kemi këputur gjithmonë prangat dhe do t’i këpusim aq shpejt prangat tuaja. Si? Nuk keni mësuar prej ushtarëve të mi? A ka ngjarë ndonjëherë të zini ndonjë rob dhe ta bëni skllav? Jo. Tani mendoni se do ta shtini në duar bazileshën e tyre. Jo! Nuk do ta shtini në duar, as të gjallë e as të vdekur. Kufomën e saj do ta lëshojë dheu dhe s’do ta shihni kurrë me sytë tuaj. Do të bindeni se edhe pushtimi juaj do të dëshmojë namin tim. Namin e bazileshës, që s’ju ka lënë kurrë të qetë.(I largohet fronit dhe i afrohet bustit të perëndisë Medaur, para të cilit gjunjëzohet dhe fillon të lutet).VDEKJA E NJË MBRETËRESHEPara leximitSa i njihni ilirët dhe mbretërit ilirë? Kjo pjesë është marrë nga monodrama me të njëjtin titull, botuar më 1978-ën. Vepra trajton çastet e fundit të mbretëreshës ilire Teuta. Është koha kur e ka humbur luftën me romakët dhe do të humbë edhe fronin. Në këtë moment, ajo paraqitet edhe si mbretëreshë, edhe si grua.e çmeritur – e mahnitur, e mbetur pa mend.parzmoren e çunit – veshje prej metali, e gjatë deri në brez, që mbronte luftëtarët në kohët e vjetra gjatë ndeshjeve me armë të ftohta.bazileshë – mbretëreshë.FjalorRexhep Qosja (1936)Historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar, publicist dhe akademik. Në shkrimet e tij publicistike, ai trajton çështje të veçanta të letërsisë shqipe. Nga krijimtaria e pasur përmendim: “Episode letrare”, “Dialog me shkrimtarë”, “Antologjia e lirikës shqipe”, “Panteoni i rralluar”, “Vdekja më vjen prej syve të tillë”, “Mite të zhveshura” etj.102

