Page 105 - Demo
P. 105
Perëndi? Pse hesht? Fol, së paku mos të shkoj pa të njohur zërin. Kurrë nuk ta kam dëgjuar fjalën edhe pse kurrë vullnetin tim s’e kam vënë mbi vullnetin tënd. Ti me heshtje e ke drejtuar fatin tim dhe fatin e popullit tim: të keqen dhe të mirën t’i kemi pranuar njësoj. Kurrë s’të jam lutur si sot, sepse kurrë s’kam dashur të shqetësoj heshtjen tënde. E, sot? Jam pajtuar me vdekjen time, por mos u pajto ti me pushtimin e popullit tim. Perëndi! Bëj që nami i tij të mos shuhet! Bëj që nami im të ruhet! Unë do të vdes ashtu siç më ka hije: pa më prekur dora e armikut dhe dora e tradhtarit. Kujdesu që të mos ketë uri dhe etje, që të lulëzojnë pemët dhe të shtohen të korrat, të pjellin bagëtia dhe të shumëzohen bletët, të kenë gjinj nënat dhe të rriten foshnjat. Perëndi! Vetëm Ty të bie në gjunjë dhe vetëm Ty të lutem: mallkoje armikun, dënoje tradhtarin. Dhe mos harro Laidin tim të vogël, të humbur. Perëndi! Më jep ndjesën herën e fundit, se unë të jap veten.(Ia ndërpret lutjen zëri i bririt, që bie shtatë herë, duke paralajmëruar dorëzimin e përgjithshëm edhe të rojtarëve të kështjellës. Mbas zërit të briritshikon dritare më dritare. Heshtje e plotë. Kur kthehet sheh se valltaret dalin njëra pas tjetrës. Pastaj fillon marshi triumfues).Të gjithë janë dorëzuar. Tani edhe ato më lanë. Edhe Fari është bërë me ta. Kam mbetur vetëm. Mes luleve më kanë çelur gjarpërinjtë. Kam parë dashurinë edhe atje ku ka qenë urrejtja-si gjithnjë; besnikërinë edhe atje ku ka qenë tradhtia-si gjithnjë. Kam zgjatur dorën që të më nxirret krahusi gjithnjë; më është dhuruar buzëqeshja e është shikuar froni-si gjithnjë. Unë e vdekur, derisa të tjerët do të jetojnë. Vetëm… (Qesh duke qarë)…………………………(Çel dyert e dhomës me rrëmbim)Qe, hajdeni, jam gati. Merrni bazileshën. Mos të jetë bazileshë. Le të jetë grua. Vetëm grua.(Hedh veshjen mbretërore).Monodrama është një pjesë teatrale, ideimi, trajtimi dhe aktrimi i së cilës ka në qendër një personazh të vetëm.briri – vegël muzikore në trajtën e një gypi të përkulur dhe me fund të zgjeruar, që përdorej për të dhënë sinjale me zë.qe – ja.Fari – Dimitër Fari, njëri nga komandantët e Teutës, i cili tradhtoi dhe ia dorëzoi armikut flotën ilire.Fjalor103

