Page 106 - Demo
P. 106
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni monodramën dhe renditni pohimet e mëposhtme sipas zhvillimit të ngjarjeve. Vendosni numrat përkatës në kutitë përbri. Mbretëresha Teutë ndihet e revoltuar. Mbretëresha ndihet krenare për virtytet e popullit të saj. Mbretëresha është e vendosur, ajo kurrë nuk do të dorëzohet. Pushtimi i vendit të saj, vetëm sa do të shtojë lavdinë e përjetshme. Mbretëresha është e ndërgjegjshme për fundin e saj të vetmuar. Mbretëresha denoncon tradhtinë rrotull saj. Mbretëreshën Teutë nuk mund ta mposhtë asgjë.Analizojmë tekstin 2 Cila është ideja që përcillet nëpërmjet kontrastit në paragrafin e dytë? 3 Monologu i mbretëreshës Teutë është madhështor dhe dramatik. Këtë dimension e krijon: personazhi kryesor; tema; mjedisi; subjekti.Interpretojmë tekstin 4 Si i kuptoni fjalët e fundit të mbretëreshës: Merrni bazileshën. Mos të jetë bazileshë. Le të jetë grua. Vetëm grua.Gjuha e tekstit 5 Përcaktoni:kohën e foljeve: ……………………vetën e rrëfimit:……………………. 6 Dalloni në tekst:fjalitë pyetëse;fjalitë urdhërore;fjalitë pa folje.• Çfarë efekti krijon përdorimi i tyre në monodramë?Reflektojmë rreth tekstit 7 Komentoni thënien e mëposhtme. Referohuni shembujve nga historia, letërsia apo shkenca, duke përmendur figura të shquara që frymëzojnë njerëzimin. Madhështia e shpirtit duron me dinjitet padrejtësitë. Demokriti Detyrë Mësoni përmendsh një pjesë të monologut dramatik dhe interpretojeni atë.Kontrasti është mjeti artistik, me anë të të cilit vihen përballë karaktere, tipare e ide të kundërta, për t’i pasqyruar më qartë kontradiktat mes tyre.Në këtë pjesë, kontrastet: “Nuk e dini se prej luleve këtu bëhen shpesh ferrat; prej qengjave dalin shpesh ujqit, prej kaprojve lindin shpesh arinjtë”, i shërbejnë lartësimit të vlerave dhe virtyteve të ilirëve.104

