Page 108 - Demo
P. 108


                                    1 Teksti rrëfimtar joletrarNJË DITË NË “SHTËPINË KADARE”Tashmë shtëpia e lindjes së korifeut të letrave shqipe, Ismail Kadare, në Gjirokastër, po shërben si një qendër e rëndësishme jo vetëm për vizitorët vendas dhe të huaj, por edhe për nxitjen e organizimeve artistike dhe kulturore. Shtëpia e restauruar plotësisht çeli dyert në 80-vjetorin e lindjes së Kadaresë. Ajo po merr profilin e një muzeu për jetën dhe veprën e shkrimtarit të njohur duke u vizituar nga banorë të Gjirokastrës, nxënës shkollash, të rinj dhe turistë të shumtë. Gjatë këtyre ditëve, në mjediset e saj janë organizuar edhe aktivitete kulturore.Në mjediset e brendshme të shtëpisëFalë zbatimit të projektit restaurues, shtëpia e gurtë në lagjen Palorto, e cila u dogj aksidentalisht në nëntor të vitit 1999, tashmë ka marrë një profil të veçantë arkitektonik. Për kthimin në identitet të shtëpisë, në të tria katet e saj janë përdorur guri, gdhendjet artistike në dru, si dhe xhami. Shtëpia e gurtë, së cilës Kadareja në romanin e tij “Kronikë në gur” i kushton faqe të tëra, aktualisht është kthyer në një element të veçantë të prezantimit të vetë qytetit, Gjirokastrës. “Projekti i rikonstruksionit të banesës së Ismail Kadaresë është realizuar pas një studimi profesional duke parë objektin në vend, duke shfrytëzuar dokumentacionin fotografik dhe skicor, ndërkohë që janë marrë edhe mendimet e familjarëve dhe miqve të familjes Kadare, duke iu afruar në maksimum gjendjes që ka pasur ky monument para djegies”, thotë arkitekti Agron Doraci. Gjatë fazave të zbatimit të këtij projekti, është realizuar restaurimi i ambienteve, duke u qëndruar me besnikëri elementeve që ka pasur banesa në gjendjen e saj fillestare. Gjatë këtyre fazave është realizuar restaurimi i ambienteve të tilla, si: sterna e shtëpisë, kati i parë dhe i dytë, mjediset e jashtme të banesës etj. Pjesë e këtij projekti është edhe restaurimi i galerisë së gurtë me arkadë,në pjesën jugore të banesës. Konceptimi arkitektonik i banesës së Kadaresë, krahas restaurimit të shtëpisë, i vjen në ndihmë edhe kthimit të saj në një qendër të vizitueshme.Mysafirë në banesën e Kadaresë “Shtëpia Kadare” vazhdon të tërheqë gjithmonë e më shumë interesimin e grupeve të turistëve që mbërrijnë në Gjirokastër, të cilët kanë kërshërinë të shohin nga afër shtëpinë e lindjes së korifeut të letrave shqipe, Ismail Kadare. Gjatë këtyre javëve, ajo ka pritur vizitorë të shumtë, duke u bërë një ndër pikat më të Kronika është një lloj shkrimi që u kushtohet lajmeve të përditshme nga një fushë e veçantë e jetës ose e veprimtarisë së njerëzve. Në të rrëfehen fakte që kanë ndodhur vërtet. Informacioni që ajo jep, u përgjigjet pyetjeve: Çfarë? Ku? Kur? Kush? Si? korife – njeri shumë i shquar në një fushë të shkencës, të artit a të veprimtarisë shoqërore.e restauruar – që është bërë siç ka qenë më parë ose që është ndrequr; e rindërtuar.arkitektonik – që i përgjigjet parimit sipas të cilit pjesët përbërëse janë të lidhura mirë e bukur njëra me tjetrën në një të tërë.skicor – vizatime me disa vija kryesore, si punë paraprake e përgatitore për ta plotësuar më pas.sterna – depo e gërmuar në tokë për të mbledhur dhe ruajtur ujin e shiut. Fjalor106
                                
   102   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112