Page 109 - Demo
P. 109


                                     STUDIM TEKSTI arkadë – harqe të mbështetura në shtylla ose kolona.ciceron – ai që shoqëron vizitorët dhe u jep shpjegime në një muze.relikte – sende të kohëve të mëparshme që kanë ardhur deri në ditët tona.Fjalorkërkuara për turistët që vizitojnë qytetin. “Gjatë këtyre ditëve të çeljes për vizitorët, ne kemi pritur grupe të shumta nxënësish dhe studentësh jo vetëm nga Gjirokastra, por edhe nga rrethe të tjera të vendit, ndërkohë që në këto ditë dimri shtëpia është vizituar edhe nga turistët e huaj”, thotë Bruno Pjetri, ciceroni i “Shtëpisë Kadare”. Turistët vendas apo të huaj kërkojnë të shikojnë dhe prekin nga afër muret dhe harqet e gurta të shtëpisë, në të cilën ka lindur dhe ka kaluar fëmijërinë dhe rininë e hershme Kadareja. “Shumë herë më është dashur që të udhëzoj turistët për në shtëpinë e Kadaresë”, thotë njëri prej banorëve të lagjes Palorto, duke shpjeguar se shtëpia e gurtë kërkohet vazhdimisht nga vizitorët. Krahas punës në shërbim të vizitorëve, stafi që përkujdeset për banesën Kadare vazhdon të punojë edhe për mbledhjen e relikteve të ndryshme që lidhen me jetën dhe krijimtarinë letrare të shkrimtarit.B. Kore, 2016Kuptojmë tekstin 1 Lexoni kronikën dhe përgjigjuni pyetjeve:Cilës shtëpie i referohet kronika?Cila është lidhja e shtëpisë Kadare me letërsinë?Si është vepruar për ta rikonstruktuar atë?Në ç’stinë të vitit është çelur shtëpia për vizitorët?Si mbyllet kronika?Analizojmë tekstin 2 Nënvizoni në tekst: frazat në të cilat përshkruhet;frazat në të cilat rrëfehet. 3 A ka qenë dëshmitar i fakteve të paraqitura shkruesi i kronikës? Argumentoni përgjigjen.Gjuha e tekstit  4 Nënvizoni frazat ku është përmendur koncepti shtëpi. Shkruani fushën leksikore të kësaj fjale.P.sh.: shtëpia e lindjes 5 Gjeni në tekst frazat në të cilat rrëfimtari bëhet subjektiv.Psh: ... ka marrë një profil të veçantë arkitektonik...Reflektojmë rreth tekstit 6 Krahasoni llojet e teksteve rrëfimtare joletrare, duke u përqendruar në tri elemente: qëllimi i shkrimit, struktura, veta e rrëfimit.Kronika Letra Udhëpërshkrimi DetyrëGjeni kronika të llojeve të ndryshme në gazeta, revista, internet. Përpunojini materialet e tyre, shkurtojini dhe lexojini në klasë. Diskutoni rreth ngjarjeve të tyre.107
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113