Page 11 - Demo
P. 11


                                    Çdo gjë që lexojmë, e marrim përmes teksteve, të cilat janë të ndryshme. Pavarësisht dallimeve, tekstet kanë një strukturë të caktuar. Çdo tekst ka: Një titull: Tregon se për çfarë do të flitet.Një sasi materiali gjuhësor: Tregon gjithçka që është shkruar.Pjesë: Kur një tekst i caktuar është i gjatë, ai mund të ndahet edhe në pjesë, p.sh. romanet.Kapituj: Pjesët përbërëse të tekstit. Çdo kapitull mund të ketë edhe nëntituj.Paragrafët: Përfshijnë fjalitë nga njëra kryeradhë te tjetra, që shprehin një mendim pak a shumë të plotë e të pavarur.Fjalitë: Çdo paragraf përbëhet nga fjali që shprehin kuptime të caktuara, por që janë të lidhura me njëra-tjetrën për të zbërthyer një ide më të madhe. Teksti letrarTipi i tekstit/ gjinia Karakteristika Lloji tekst rrëfimtar letrarTransmeton ngjarje, përvoja, ka personazhe, me anën e të cilave organizohet dhe tregohet ngjarja dhe vlerat njerëzore.fabul, përrallë, legjendë,tregim, novelë, roman etj.tekst poetik Përcjell ide, emocione, mbresa.Organizohet në vargje dhe strofa.poezi, poemë etj.tekst dramatik Historia shkruhet në formë dialogu dhe marrin pjesë shumë personazhe.tragjedi, komedi, dramë etj. Teksti joletrarTipi i tekstit Karakteristika Llojitekst rrëfimtar joletrarTregon ngjarje reale me personazhe reale. kronikë, shënime udhëtimi, biografi, intervistë, ditar etj.tekst informativshpjeguesParaqet të dhëna, informacione; shpjegon koncepte.njoftime, zëra nga enciklopeditë, raporte, relacione, fjalorë etj.tekst udhëzues Udhëzon, këshillon, urdhëron për të mbajtur qëndrime të caktuara.udhëzime, urdhra, receta, ligje, rregullore etj.tekst argumentuesArgumenton duke mbështetur ose kundërshtuar ide, opinione, fakte; vlerëson punime.ese, artikuj, fjalime me karakter nga jeta sociale, ekonomike, politike etj.tekst përshkrues Përshkruan njerëz, vende, kafshë, objekte. guida turistike, enciklopedi, tekste shkencore etj.TEKSTET DHE LLOJET E TYRESTRUKTURA LLOJETTITULLI NËNTITUJT PARAGRAFËT LETRAR JOLETRARFJALITËTEKSTET9
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15