Page 110 - Demo
P. 110
3-19 shtator, 2006E dashur Sajsha (emër shumë i bukur, nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë më parë),Të falënderoj për letrën tënde të pabesueshme. Është e pabesueshme, sepse ti i ngjan vërtet kokë e këmbë Harri Poterit, si nga pamja e jashtme, ashtu edhe nga përvojat e jetës. Nuk ta them dot se sa jam prekur nga fjalët që më ke shkruar dhe as se sa keq më vjen për prindërit e tu. Ç’humbje e tmerrshme! E di se ç’do të thotë kur tallen me ty, pasi më ka ndodhur edhe mua, gjatë gjithë adoleshencës sime. Shpresoj vetëm që në jetë të kalosh të njëjtën përvojë, ashtu si edhe unë, e të ndihesh e lumtur dhe e sigurt sa më shumë që rritesh. Të jesh adoleshente mund të jetë vërtet e tmerrshme, madje shumë nga njerëzit më të suksesshëm që njoh, Lexoni vetëm fillimet e letrave të mëposhtme dhe diskutoni rreth dallimeve mes tyre. PËRGJIGJE ADMIRUESESPara leximit Letra 1 Kjo është një letër që Abraham Linkoln ia dërgon mësuesit të djalit të tij. Letra 2 Kjo është një letër që Artan Fuga ia dërgon kryetarit të bashkisë. Mësues i nderuar,Djali im sot e fillon shkollën.Pas pak, gjithçka për të do të jetë e çuditshme dhe e re, prandaj do të doja ta trajtonit butësisht.Është një aventurë, që ai do ta marrë me vete nëpër të gjitha kontinentet.Të tilla aventura ndoshta mund të përfshijnë luftëra, tragjedi dhe fatkeqësi. Ta jetosh këtë jetë, të duhet besim, dashuri dhe kurajë.Për këtë, i dashur Mësues, do t’ju lutesha ta merrnit përdore e t’i mësoni gjëra që do t’i duhen t’i dijë, mësojeni atë – por butësisht, nëse mundeni.Mësojeni se për çdo armik, ekziston një mik.I nderuar zoti Kryetar i Bashkisë së Tiranës, Miqësisht dhe si banor i qytetit që ju drejtoni, desha t’ju lutem personalisht për diçka.Përmendorja e Ismail Qemalit në Bulevard e ka fasadën e pasme të dëmtuar.Në emër të një grupi jo të vogël qytetarësh, Ju drejtohem për t’ju informuar dhe kërkuar ndërhyrjen tuaj personale për ta riparuar sa më parë.Ajo gjendje na turpëron...108

