Page 111 - Demo
P. 111


                                     STUDIM TEKSTI kanë ndier të njëjtën gjë. Mendoj se problemi qëndron në faktin se adoleshenca, pavarësisht se shpesh shihet gabim si koha kur të rinjtë rebelohen e thyejnë rregullat, në fakt kërkon që të gjithë të përshtaten, nëse duan të jenë popullorë ose të paktën “të rebelohen” pasi të kenë veshur “rrobat” e duhura! Ti tani po qëndron në pragun e një faze krejt të ndryshme në jetën tënde, një etapë ku me shumë gjasë do të gjesh shpirtra që të ngjajnë dhe trysninë e viteve të adoleshencës do ta ndjesh gjithmonë e më pak. Është nder i madh të mësoj se një vajzë si ti e dashuron kaq shumë Harrin. Të faleminderit shumë që më shkrove, do ta ruaj si thesar letrën tënde (gjë që të jep të drejtën të mburresh sa të duash me këtë përgjigje!)Me shumë dashuri,Xh. K. RoulingKuptojmë tekstin  1 Përgjigjuni pyetjeve në tabelën e mëposhtme.Ç’lloj është letra e mësipërme?Kush e ka shkruar letrën?Kujt i drejtohet? Me çfarë qëllimi është shkruar? 2 Nxirrni problematikat që dalin gjatë leximit të letrës.Analizojmë tekstin 3 Pse letra e Sajshas i duket e pabesueshme autores? 4 Çfarë provon një adoleshente si Sajsha? 5 Plotësoni me shembuj se ku duket në letrën më lart:kujdesi i autores për lexuesen e vogël _________________________________________kujdesi nga autorja në gjetjen e fjalëve _______________________________________mirënjohja e autores _____________________________________________________Interpretojmë tekstin 6 Si e kuptoni fundin e letrës? Të faleminderit shumë që më shkrove... 7 Plotësoni tabelën: Çfarë mësoni nga letra e autores? Çfarë doni të dini më tej? (Çfarë mund t’i ketë shkruar më parë Sajsha autores?)Gjuha e tekstit  8 Gjeni disa fjalë a shprehje që shërbejnë vetëm në shkrimin e letrave.Reflektojmë rreth tekstit 9 Vendoseni veten në pozitën e Sajshas. Ç’përgjigje do t’i kthenit autores?DetyrëBëni një provë të vogël. Shkruajini një letër shkrimtarit tuaj të preferuar.problematikat e letrës109
                                
   105   106   107   108   109   110   111   112   113   114   115