Page 112 - Demo
P. 112
Biografia është shkrimi i jetës së një njeriu, me të dhënat për jetën dhe për veprimtarinë e tij. Biografia përfshin jo vetëm faktet themelore (lindja, arsimi, familja, puna, karriera, vepra, vlerësimet dhe vdekja), por edhe përvojën e personit rreth këtyre ngjarjeve. Stivi kaloi shumë mbrëmje në garazhin e Lerri Langut, inxhinierit që jetonte pak më tutje rrugës së shtëpisë së tij të vjetër. Langu i dha një mikrofon karboni që e la pa gojë dhe i këshilloi kompletet Hith, pajisjet për të ndërtuar vetë radio amatorësh dhe aparatura të tjera elektronike, që në atë kohë u duheshin atyre që merreshin me këtë punë dhe që përdornin pajisje saldatori. “Kompletet Hith i kishin të gjitha qarqet të stampuara dhe përbërësit me kode të ngjyrosura, por doracaku shpjegonte edhe teorinë e funksionimit”, kujton Xhobsi. “Arrije të kuptoje se mund të ndërtoje gjithçka. Pasi ndërtoje nja dy radio, shikoje ndonjë televizor në katalog dhe mendoje: Mund ta ndërtoj edhe këtë, edhe pse mund të mos ishte e vërtetë. Kam qenë me fat, sepse, kur isha fëmijë, si babai, ashtu edhe kompletet Hithmë bënin të besoja se mund të ndërtoja çfarëdolloj gjëje.”Langu e futi në Klubin e Eksploruesve Hewlett-Packard, një grup me pothuaj pesëmbëdhjetë nxënës që takoheshin në kafenenë e kompanisë çdo të martë në mbrëmje. “Thërrisnin ndonjë inxhinier nga laboratorët dhe ai u tregonte se me çfarë po merrej”, kujtonte Xhobsi. “Më shpinte babai me makinë. Ndihesha mjaft i lumtur. Kompania HP ishte pioniere në fushën e LED-eve, diodave që nxjerrin dritë. Mbaj mend që flisnin se ç’mund të bëhej me to”. Ngaqë i ati kishte filluar punë në një kompani që kishte të bënte me lazerin, kjo temë i interesonte edhe atij. Një natë ndali një nga inxhinierët e lazerit në HP dhe, pasi foli me të, pa nga brenda laboratorin e FILLIMET E NJË GJENIUStiv Xhobsi ka qenë një ndërmarrës dhe shpikës amerikan. Ai është themeluesi i “Apple”, që është vlerësuar si ikona më e lartë e risisë dhe e imagjinatës. Ai e dinte se mënyra më e mirë për të krijuar vlera në shekullin XXI ishte lidhja e krijimtarisë me teknologjinë, prandaj ndërtoi një kompani, ku hovi i imagjinatës u kombinua me përmirësime të dukshme inxhinierike.Para leximitdoracak – udhëzues mësimor e praktik.diodë – llambë elektronike me dy elektroda (me anodë e me katodë).lazer – rreze e fuqishme drite që përftohet nga një aparat i posaçëm.holografi – teknikë që mundëson përfitimin e fotografive tredimensionale.matës frekuence – aparat i posaçëm që mat frekuencën (dendurinë) e lëkundjeve të një trupi.drejtor ekzekutiv – drejtor i përgjithshëm, që merr vendime dhe harton strategji.Fjalor110

