Page 113 - Demo
P. 113


                                    holografisë. Mbresat më të forta ia lanë kompjuterat e vegjël që po prodhonte kompania. “Aty pashë për herë të parë kompjuter. Quhej 9100A dhe, përveçse makinë llogaritëse e shkëlqyer, funksiononte edhe si kompjuteri i parë i vërtetë. Qe mjaft i rëndë, ndoshta njëzet kilogramë, por ishte diçka vërtet e bukur. U dashurova sakaq me të.”Fëmijët në Klubin e Eksploruesve nxiteshin të bënin projektet e tyre dhe Xhobsi vendosi të ndërtonte një matës frekuencash, i cili mat numrin e impulseve të sinjaleve elektronike në një sekondë. I duheshin disa pjesë që prodhoheshin në HP, kështu që kapi receptorin dhe i telefonoi drejtorit ekzekutiv. “Në atë kohë, njerëzit e kishin numrin në numërator. Kërkova Bill Hiletin në Palo Alto dhe i telefonova në shtëpi. Ai m’u përgjigj dhe biseduam për afro njëzet minuta. M’i siguroi pjesët, por, veç tyre, më dha edhe një punë në repartin ku ndërtoheshin matësit e frekuencave.” Xhobsi punoi atje gjithë verës pasi u mbyll ai vit shkollor në Homsted. “Babai më shpinte me makinë në mëngjes e më merrte pasdite.”Detyra e tij kryesore ishte të rrinte në linjën e montimit dhe “thjesht të vinte dadot dhe bulonat ku duheshin vënë”. Punëtorëve të tjerë iu ngjall njëfarë zilie për djaloshin energjik që e kishte hapur rrugën duke i telefonuar drejtorit ekzekutiv. Xhobsi iu hyri shpejt në zemër inxhinierëve që punonin një kat më sipër. “Çdo ditë, në orën dhjetë, na shërbenin biskota me kafe. Ngjitja shkallët e rrija me ta.”Walter Isaacson STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe shkruani nga një fjali përmbledhëse për tre paragrafët e saj.Paragrafi 1: ……………………………………. Paragrafi 2 : ……………………………………. Paragrafi 3: ……………………………………. Analizojmë tekstin 2 Shkruani tri fakte dhe tri opinione të shprehura në tekst. 3 Në këtë pjesë biografike, shfaqen disa momente nga jeta e Xhobsit, të cilat zbulojnë tipare të personalitetit të tij. Shkruani pesë prej tyre dhe argumentoni përgjigjet tuaja.Interpretojmë tekstin  4 Shpjegoni këtë kujtim të Xhobsit: “Arrije të kuptoje se mund të ndërtoje gjithçka. Pasi ndërtoje nja dy radio, shikoje ndonjë televizor në katalog dhe mendoje: Mund ta ndërtoj edhe këtë, edhe pse mund të mos ishte e vërtetë. Kam qenë me fat, sepse, kur isha fëmijë, si babai, ashtu edhe kompletet Hith më bënin të besoja se mund të ndërtoja çfarëdolloj gjëje.”Gjuha e tekstit  5 Gjatë rrëfimit autori citon me përpikëri Xhobsin. Fjalët e tij dallohen nga fjalët e autorit edhe nga koha foljore e përdorur. Gjejini në tekst këto fjalë dhe përcaktoni kohën e foljeve.Reflektojmë rreth tekstit 6 Përshkruani gjendjen emocionale të Stivit në momentin kur ai sheh për herë të parë një kompjuter. Detyrë Kërkoni në internet për më shumë të dhëna biografike nga jeta e Stiv Xhobsit. Përpunojini materialet dhe komentojini në klasë.111
                                
   107   108   109   110   111   112   113   114   115   116   117