Page 114 - Demo
P. 114
Në altoparlant, u dëgjua prezantuesi: – Në tapet, për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gabriela Dagllasi! Unë drejtova trupin në pozicionin e duhur, në cep të dyshemesë. Pikërisht atëherë buçitën nga altoparlantët edhe tingujt e parë të këngës sime: “We Speak No Americano”. Kisha zgjedhur një këngë ritmike, që e dija se do t’i ngrinte peshë turmat. Ndërsa bëra akrobacinë e parë, publiku shpërtheu në brohoritje. “Po, e bëra shkëlqyer pozicionim e parë!”Turma ndërkaq duartrokiste. Një herë dola nga kufiri, por dy seritë e tjera të vërtitjeve qenë të pastra. “Oh, Zot, po ia dal mbanë!” Para se të bëja kapërdimthi kërcimin e fundit, u mbusha me frymë. “Dakord, ja ku erdhi çasti!” E vërtita trupin në ajër dhe me çdo përpjekje të mundshme u përpoqa ta skalisja rënien e fundit. “E qava!” Çfarëdo që të ndodhte më pas, e dija që kisha dhënë maksimumin. Pas shfaqjes së rezultatit: 15.033 pikë, nuk mund të bëja asgjë veçse të prisja.Viktoria Komova ishte e fundit që doli në tapet atë mbrëmje. Dhe gjatë gjithë kohës e pashë ushtrimin e saj nga vija anësore, ndërsa koka më vinte vërdallë. A do ta rimarrë lavdinë e saj Viktoria? A do t’i bëjë ballë rezultati im? A do të shkoja në shtëpi me një medalje të artë? Nga fillimi e deri në fund, një numër i plotë ushtrimesh në tapet është një minutë e tridhjetë sekonda. M’u duk sikur prita një përjetësi derisa doli rezultati im, sidomos pasi pashë atë që e panë të gjithë: që ushtrimi i Viktorias ishte fantastik.Publiku ra në heshtje, ndërsa priste rezultatin. Unë ia kisha ngulur sytë tabelës së pikëve. Vështroja lart. Prisja. Dhe prisja. Më në fund, MEDALJA E ARTËPara leximitKujtoni emra fituesish në konkurrime të rëndësishme: olimpiada lëndore, ndeshje sportive, shfaqje artistike etj. Tregoni shkurtimisht pse i vlerësoni ata.Gabrielle DouglasGjimnastja amerikane, e cila fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike 2012. Autobiografia e saj është një model frymëzimi dhe shembull i këmbënguljes dhe vullnetit, si rruga e vetme për të përmbushur ëndrrat tona. Autobiografia është jetëshkrimi i një njeriu, i hartuar nga ai vetë.112

