Page 115 - Demo
P. 115


                                    ja ku doli. Rezultati final i garës ishte: Gabriela Dagllasi, 62.232, Viktoria Komova, 15.100. Isha në vendin e parë. Dhe ai ishte çasti kur jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Isha kaq e lumtur, sa nuk arrija të mendoja ose të flisja. Ndaj, veç kërceva në krahët e trajnerit tim.– Faleminderit, Çou, – i thashë.Ndërsa përqafoheshim, qanim që të dy. Atë natë unë shkrova tri histori: isha afro-amerikania dhe femra e parë me ngjyrë e çdo kombësie, që kisha fituar një medalje të artë në garën individuale botërore. Isha femra e katërt amerikane që fitoja një medalje të artë. Dhe u bëra, edhe gjimnastja e parë amerikane që mora medaljen e artë, si skuadër dhe si individ, në një seksion të vetëm lojërash olimpike. Ia kisha dalë mbanë! Pasditen e një të enjteje me shi në Londër, Zoti im m’i kish mundësuar të gjitha këto. Dhe sigurisht, që nuk do t’ia kisha dalë mbanë pa trajnerët e mi dhe pa familjen time, të cilën e kisha pasur gjithmonë krah. Gjatë ceremonisë së shpërndarjes të medaljeve, një zyrtar më vuri rreth qafës fjongon e gjerë e të purpurt që mbante medaljen time të artë. U kapa fort pas tufës së luleve që më zgjatën. Ari dukej më i rëndë nga ç’e kisha imagjinuar! Atje ku ishim, mbi podium, dëgjuam zërin e prezantuesit nga altoparlantët:– Ju lutem, ngrihuni më këmbë për himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Flamuri i vendit tim u ngrit. Ndërsa tingujt e njohur filluan, duart m’u drodhën ndërsa një vrundull i ri lotësh m’u mblodh në cepat e syve. U mbusha thellë me frymë dhe vështrova publikun përreth. Gjatë gjithë kohës mendoja: Mos po ëndërroj?Ndërsa qëndroja para mijëra, para miliona njerëzish, që më shikonin nga çdo skaj i botës, një vazhdë kujtimesh m’u shfaqën seksion – në një grupim. podium – vend i ngritur posaçërisht në një kënd sportiv a në një stadium, ku hipin sportistët fitues.vrundull – hov, vrull; forcë, fuqi.skaj – cep, kënd.vazhdë – diçka që vijon pa ndërprerje.xhimstrada – arena e gjimnastikës.dekadë – periudhë kohe që zgjat dhjetë vjet rresht.turne – kohë pune.Fjalor113
                                
   109   110   111   112   113   114   115   116   117   118   119