Page 116 - Demo
P. 116
STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni pjesën dhe përgjigjuni pyetjeve:Kush është Gabriela Dagllasi?Si e pret publiku debutimin e saj në skenë?Çfarë e shqetëson gjimnasten gjatë garës?Cili është rezultati final i garës?Si i përjeton gjimnastja çastet e fitores? Analizojmë tekstin 2 Pse autorja shprehet: “Dhe ai ishte çasti kur jeta ime ndryshoi përgjithmonë”? 3 Pse është e rëndësishme kjo fitore për të? 4 Gjeni në tekst shembuj në të cilët autorja:rrëfen ngjarjet __________________________________________________________përshkruan emocionet dhe përjetimet gjatë garës_____________________________ 5 Gjeni në tekst tri fakte dhe tri opinione të autores.Gjuha e tekstit 6 Përcaktoni:vetën e rrëfimit: kohën e foljeve të përdorura më së shumti. 7 Dalloni shprehjet e figurshme në tekst dhe nënvizojini ato. Çfarë karakteristike i jep përdorimi i tyre autobiografisë së Gabriela Dagllasit?Reflektojmë rreth tekstit 8 Në mbyllje të pjesës, autorja shprehet: “Në një çast i mendova që të gjitha, sakrificat, dëmtimet, mallin për shtëpinë, që të gjitha ia kishin vlejtur”. Argumentoni se ku qëndron çelësi i suksesit të çdo fitoreje. Detyrë Shkruani një ngjarje autobiografike, duke sjellë fakte reale dhe mendime personale. si film në kokë: dita ime e parë në Xhimstrada para një dekade. Qindra e qindra turne të dyfishta që kishte punuar mami për të më paguar tarifat, orët e pafundme që kisha kaluar duke u stërvitur. Ndarja e vështirë dyvjeçare nga familja ime. Ajo ditë, shtatë muaj të shkuar, kur thuajse hoqa dorë nga synimi im. Në një çast i mendova që të gjitha: sakrificat, dëmtimet, mallin për shtëpinë, që të gjitha ia kishin vlejtur. Më 2 gusht 2012, besimi im i patundur në Zot më ishte kthyer në dhuratën më të hirshme që mund të më bënte. Oh, pa më thuaj a valëvitet ende flamuri i stolisur me yje..., kumbonte pjesa e fundme e himnit, mbi vendin e të lirëve dhe vatrën e trimave!Turma shpërtheu në brohoritjen më të zhurmshme që kisha dëgjuar ndonjëherë në jetë. Befas m’u duk vetja si ylli i një koncerti rok! Fitueset e tjera më përgëzuan. Blicet e aparateve fotografike shkreptinë në çdo skaj të fushës. Familja dhe miqtë e mi qanin në krahët e njëri–tjetrit. Dhe për sa kohë do të jem gjallë, do ta kujtoj atë çast.Gabrielle Douglas114

