Page 117 - Demo
P. 117


                                    E hënë, 28 shtator 1942E shtrenjta Kiti,Dje nuk kisha mbaruar ende së shkruari, kur m’u desh ta ndërprisja. Nuk mund të përmbahem pa të treguar për një zënkë tjetër, por që në fillim dua të të pohoj se më zë tmerri dhe ankthi kur të rriturit marrin zjarr kaq shpejt, kaq shpesh dhe për shkaqe të këtilla. Deri tani kisha menduar se vetëm fëmijët zihen kështu dhe, duke u rritur, ky zakon i keq zhduket. Herë pas here, preteksti për një zënkë “të vërtetë” ekziston, por këto shpërthime janë vërtet një marrëzi. Dhe, meqë këto shpërthime janë në rendin e ditës, në të vërtetë tani duhet të isha mësuar. Por nuk durohen dot, kur të gjitha “diskutimet” (kjo fjalë përdoret në vend të fjalës “shamatë”) kanë si temë qendrore Anën. Asgjë imja nuk u pëlqen: sjellja, karakteri, edukata, çdo gjë analizohet, shqyrtohet, kalohet në sitë dhe kritikohet. Dhe pas kësaj, sipas tyre, unë duhet të përtyp gjithçka, fjalët e rënda dhe klithmat e tyre, me të cilat nuk isha mësuar aspak. As nëpër mend nuk më shkon! Të pranoj gjithë ato fyerje, jo nuk mundem, do t’u tregoj atyre se Ana Franku nuk e pa dritën e diellit dje! Ndoshta atëherë do ta mbyllin sqepin, kur ta kuptojnë që nuk duhet ta fillojnë nga edukata ime, por e tyrja. Çfarë sjelljeje! E kam të qartë si drita e diellit që janë thjesht ziliqarë! Mbetem gjithmonë e befasuar nga kaq shumë hidhësi dhe... budallallëk (simboli i zonjës Van Dan). Por sapo të mësohen, dhe në fakt po mësohen, do t’u jap një mësim të mirë. Shpresoj që atëherë do t’u vijnë mendtë. A jam me të vërtetë aq e pasjellshme, mendjemadhe, kryeneçe, e cekët dhe përtace si më paraqesin gjithnjë ata sipër? Kurrë! E di shumë mirë që kam plot të meta, por ata e teprojnë shumë, me të vërtetë shumë. Sikur ta dije, Kiti, se si më zien përbrenda gjatë këtyre skenave të pështira! Nuk do kalojë shumë dhe inati që kam mbledhur këtu do të shpërthejë!E di që ta bëra kokën daulle me problemet e mia, por nuk mund të lë pa të treguar edhe një “diskutim” shumë interesant që bëmë në tryezë.Duke folur kodra pas bregut, ra fjala për modestinë e madhe të Pimit. Kjo bie aq shumë në sy, sa edhe ata mendjeshkurtrit nuk do ta vinin në dyshim. Befas, zonja Van Dan, që gjithmonë do fusë hundët, tha: – Edhe unë jam shumë modeste, shumë më modeste se burri im!KUR TË RRITURIT MARRIN ZJARR SHPEJTPara leximitDiskutoni si e kuptoni shprehjen: “Po deshe ta njohësh një njeri, duhet që të paktën një herë të debatosh me të”.Anne FrankNjë nga viktimat hebreje më të diskutuara të Holokaustit (12 qershor 1929 - shkurt ose mars 1945). Ditari që ajo shkroi gjatë kohës kur familja e saj qëndronte e fshehur gjatë pushtimit gjerman të Holandës në Lufën e Dytë Botërore, u bë një nga librat më të njohur në botë. Ajo e quajti ditarin e saj Kiti dhe shkroi në të gjithçka që i ndodhte asaj dhe familjes së vet.pretekst – shkak i jashtëm që paraqitet si i tillë sa për sy e faqe, për të mbuluar ose për të fshehur arsyet e vërteta të një ngjarjeje.sitë – rrjetë ose fletë metali me vrima të imëta që shërben për të pastruar.katërçipërisht – në mënyrë të gjithanshme.fodulle – mendjemadhe.Fjalor115
                                
   111   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121