Page 118 - Demo
P. 118


                                    Të kanë zënë veshët ndonjëherë një gënjeshtër të tillë? Edhe nga kjo mund të kuptohet sa e thjeshtë është ajo!Zoti Van Dan deshi ta shpjegojë paksa dhe tha qetësisht: – Për vete nuk dua të jem modest, sepse unë besoj se njerëzit jomodestë kanë shumë më tepër sukses në jetë. Dhe pastaj u kthye nga unë: – Mos ji modeste, Ana; kështu do të kesh sukses në jetë! Mamaja e pranoi katërçipërishtkëtë pikëpamje, por zonja Van Dan, që duhet të thotë fjalën e fundit, tha, duke iu drejtuar prindërve të mi: – Natyrisht që duhet të keni ide të çuditshme, derisa flisni kështu me Anën. Kur isha e re, unë isha ndryshe, madje, jam qind për qind e sigurt që është ndryshe edhe sot, përveç se te ju, në familjen tuaj moderne.Kjo pjesa e fundit u referohej metodave moderne të edukimit, mbi të cilin është diskutuar shpesh. Ajo qe bërë flakë e kuqe si domate nga inati. Ata që skuqen, nxehen lehtë dhe shpesh e humbin fillin pa shumë problem.Mamaja, që nuk skuqet dhe mezi priste t’i jepte fund “diskutimit”, u mendua një çast, pastaj tha: – Zonja Van Dan, edhe unë mendoj se është më mirë të mos jesh shumë modest në jetë. Burri im, Margoja dhe Peteri janë që të tre jashtëzakonisht modestë. Burri juaj dhe ju vetë, Ana dhe unë, s’jemi shumë modestë, por ama nuk na e ha qeni shkopin!Zonja Van Dan: – Po si kështu, zonja Frank, nuk po ju kuptoj! Si jua zë goja të thoni se unë nuk jam modeste?Mamaja: – Pa fjalë që ju nuk jeni fodulle, por asnjëri nuk mund t’ju quajë plotësisht modeste.Zonja Van Dan: – Dua të di në ç’pikë nuk jam modeste. Po të mos kujdesesha unë këtu për veten, askush tjetër s’do merakosej dhe unë do të vdisja nga uria. Prandaj unë jam modeste, po aq sa burri juaj!Përpara kësaj vetëmbrojtjeje qesharake, mamaja nuk kishte ç’të bënte tjetër, veçse të qeshte me gjithë zemër. Kjo gjë e zemëroi më shumë zonjën Van Dan, dhe ajo i shtoi fjalimit të saj të zemëruar disa shprehje holandisht-gjermanisht dhe gjermanisht-holandisht, derisa u ngatërrua edhe vetë me gjykimet e saj dhe, e fyer, u ngrit nga tryeza. Rastësisht, vështrimi i saj u kryqëzua me timin. Për fat të keq, unë po tundja kokën me një gjest mëshire dhe ironie, krejt të pavullnetshëm, pasi kisha dëgjuar me shumë vëmendje atë lumë fjalësh. Ajo u kthye dhe zuri të shajë e mallkojë në gjermanisht. Të vinte për të qeshur, ta shihje ashtu. Po të dija të vizatoja, do ta kisha fiksuar në atë pozë. Një gjë e mësova ama: Po deshe ta njohësh një njeri, duhet që të paktën një herë të debatosh me të. Atëherë mund ta gjykosh si duhet.Ditari është një lloj shkrimi, i cili përmban shënime të përditshme a të kohëpaskohshme, nga shkruesi i tij për ngjarje nga jeta vetjake. 116
                                
   112   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122