Page 119 - Demo
P. 119


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni tekstin, shënoni për pohimet e vërteta dhe për ato të gabuara.Ana shkruan në ditar një ndodhi nga jeta e saj. “Zënkat” mes njerëzve janë situatë e pranueshme për Anën. Ana kritikohet nga të gjithë pa shkak dhe bëhet tema qendrore e diskutimeve të të rriturve. Ana shkruan në ditar për një “diskutim” tjetër, tema e të cilit është modestia. Zoti Van Dan mendon se është modest. Zonja Van Dan zemërohet nga mendimi i nënës së Anës për të. Ana thotë se në situata të vështira, njerëzit njohin me të vërtetë njëri-tjetrin. Analizojmë tekstin 2 Plotësoni tabelën e mëposhtme.Lloji Ky shkrim është një ……….Tiparet e strukturësTiparet gjuhësore 3 Shkruani nga dy cilësi për secilin personazh. Zgjidhni dy prej tyre dhe krahasojini me njëri-tjetrin.Ana Zonja Van Dan Zoti Van Dan Nëna e AnësGjuha e tekstit  4 Shkruani kuptimin e fjalëve të përdorura në fragment:modest _________________________shamatë ________________________ 5 Emërtoni figurat letrare dhe shkruani përbri kuptimin e secilës.Figura letrare Lloji Kuptimi më zë tmerrimarrin zjarrflakë e kuqesi domateReflektojmë rreth tekstit 6 Kur më të rriturit ju qortojnë, por nuk bien në një mendje dhe janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, ju:prisni sa të gjejnë gjuhën e përbashkët;përpiqeni të mbroheni, por çorientoheni ngaqë ata ndërhyjnë vazhdimisht;e kaloni me humor situatën që krijohet;qëndroni të heshtur duke pritur që diskutimi të fashitet;nervozoheni dhe debatoni gjallërisht sa në njërin krah në tjetrin.• Argumentoni përgjigjen tuaj. Detyrë Shkruani në formë ditari një ngjarje mbresëlënëse nga jeta juaj ose gjeni në internetfaqe ditari të një figure që e pëlqeni dhe komentojeni në klasë.117
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123