Page 12 - Demo
P. 12


                                    1 Ju duhet të zgjidhni mes këtyre veprimtarive: të luani, të lexoni, të shkruani. Flisni për zgjedhjen tuaj duke e argumentuar atë.Flasim Interesat e mia2. Kujtoni titullin e një libri që keni lexuar kohët e fundit, shkruajeni në një letër dhe hidheni në një shportë. Kur shporta të jetë mbushur, merrini të gjitha letrat. Rreshtojini titujt e librave sipas radhës së alfabetit dhe zgjidhini një nga një. Nxënësi që ka shkruar titullin e radhës, do të tregojë në mënyrë të përmbledhur përmbajtjen e librit. Pasi ai të përfundojë së foluri, të tjerët do t’i bëjnë pyetje në lidhje me librin. 3. Imagjinoni dhe tregoni me pak fjalë se cila do të ishte biblioteka e klasës/shkollës suaj, duke përfshirë në këtë projekt edhe elemente të digjitalizimit.12310
                                
   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16