Page 120 - Demo
P. 120


                                    Krahas botimeve të shumta, kohët e fundit keni dalë përpara lexuesit me librin “Urgjenca gjuhësore”. Zakonisht nuk pyetet për titullin, por në këtë rast ai është mjaft intrigues dhe na “detyron” për një pyetje të tillë. Atëherë, pse “Urgjencë gjuhësore”? Çfarë ka ndodhur?Synimi i këtij libri është të trajtojë disa nga dukuritë dhe rrjedhat e sotme të kulturës së gjuhës shqipe. Gjuha shqipe ka sot një numër problemesh që duhen njohur dhe sidomos shumë gabime e shtrembërime ligjërimore që duhen shmangur e përmirësuar. Krahas punës që bën shkolla dhe botimet përkatëse të librave normativë për drejtshkrimin e drejtshqiptimin, për gramatikën, leksikun e frazeologjinë, ka vend edhe për këshillime e shpjegime dashamirëse për masën e gjerë të njerëzve, duke ua bërë të qartë se ditë për ditë edhe në botimet zyrtare, edhe në gjuhën e gazetave e të revistave, si dhe përgjithësisht, ndeshim jo pak gabime gjuhësore, shtrembërime kuptimesh dhe deringatërrim të termave e fjalëve të ndryshme, që lënë shije të keqe te lexuesit dhe të dëgjuesit. Në mediat e shkruara e të folura, ka shkarje të normës e gabime trashanike, si p.sh.: nënpunës në vend të nëpunës; me patjetër në vend të pa tjetër, apo që thonë te mua në vend të tek unë; tek ty në vend të te ti.Kur thoni se gjuhën tonë të bukur “duhet ta mbrojmë, ta pasurojmë dhe ta pastrojmë...”, çfarë keni parasysh?Gjithmonë jo për t’i kritikuar e lënduar ata që gabojnë, por thjesht për t’u dhënë atyre dhe të gjithë dashamirëve të shqipes e të shqiptarisë një mundësi më shumë për t’i njohur e mënjanuar format e gabuara, si dhe barbarizmat e huazimet e panevojshme që mund të zëvendësohen me fjalë shqipe ekzistuese ose të krijuara me brumin e shqipes e sipas rregullave fjalëformuese të saj.Çfarë masash mendoni se duhet të merren për ta mbrojtur gjuhën shqipe? Shqipja dëmtohet nga mungesa e kujdesit prej atyre që shkruajnë e botojnë pa kujdes, pa i kaluar artikujt e librat në procesin e redaktimit e të korrektimit gjuhësor. Ka pasur një rendje të natyrshme pas SHQETËSIMET E NJË STUDIUESIIntervistë me prof. dr. Gjovalin Shkurtajn Para leximitCilat nga format e fjalëve të mëposhtme do përdornit në të folurin tuaj?listoj / renditeksperiencë / përvojëgjysmë / gjysëmekspresiv / shprehimorhobi / pasionteka / kapriçio?normativ – që përcaktojnë normën e përbashkët e të njëjtë ose rregullat për diçka.barbarizëm – fjalë ose shprehje e huazuar pa nevojë nga një gjuhë tjetër.huazim – fjalë a njësi tjetër gjuhësore, që është marrë prej një gjuhe tjetër.Intervista ka si qëllim kryesor transferimin e informacionit nga i intervistuari tek intervistuesi. Intervistuesi bën pyetje, i intervistuari përgjigjet. Nuk ka një platformë të përcaktuar të llojit të pyetjeve që bëhen në një intervistë, por në varësi të kohës në dispozicion, intervista ka një hyrje dhe një mbyllje.Fjalor118
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124