Page 121 - Demo
P. 121
Fjalornxënies së gjuhëve të huaja dhe veçmas të anglishtes. Kjo është punë shumë e mirë. Hyrja në Evropë nuk bëhet pa njohur gjuhët e mëdha të komunikimit, sidomos anglishten, frëngjishten etj. Mirëpo, të mësosh dhe të vlerësosh gjuhët e huaja, nuk do të thotë aspak të mos vlerësosh (e aq më pak të nënvlerësosh) gjuhën tënde! Plot fjalë të huaja të panevojshme, plot shtampa gjuhësh të huaja, të pamira e kundër natyrës së shqipes, me dukuri që tregojnë mosnjohje të plotë jo vetëm të gjuhës së njësuar (standarde), por edhe me elemente tëçoroditjes së sintaksës.Cila është përgjegjësia e drejtpërdrejtë e shkollës dhe e institucioneve arsimore, studimore e kulturore për mbrojtjen dhe pasurimin e gjuhës shqipe?Zbatimi i drejtshkrimit të njësuar dhe i normave të shqipes standarde duhet të jetë kërkesë e domosdoshme dhe e përhershme e hartimit, publikimit dhe botimit të të gjithë dokumentacionit shkresor të shtetit dhe të institucioneve publike të lejuara prej tij. Ndërmjet të tjerash, ju shkruani se “gjuha shqipe pranon huazime, por edhe e shton lëndën e vet me krijime të reja”. Mund të na e shtjelloni më tej këtë mendim tuajin?Ideja për pastërtinë e gjuhës shqipe kishte qenë shprehur edhe para Rilindjes, sidomos në veprat e autorëve të vjetër të Veriut. Mund të citojmë me këtë rast, një vlerësim të Pjetër Bogdanit, në parathënien e veprës së të cilit gjejmë thënie, si: “... me të shkruem bukurë, …për bukurinë e gjuhës, … bukurë të kumbon e të kallëzon arbënisht”. Veprimtarët e shquar të Rilindjes, duke ecur më tej në atë traditë sado modeste të pararendësve, e ripërtërinë gjuhën tonë letrare dhe e vunë atë në udhë të mbarë, të cilën do ta vijonin edhe mjaft lëvrues e mësues të shqipes. Ne i mbahemi parimit të shprehur nga Eqrem Çabej, i cili theksonte: “Gjuha pasqyron një kombësi, ajo është pasqyra më e qartë e një kombësie dhe e kulturës së saj. Shkalla e pasurisë dhe e pastërtisë së gjuhës është një tregues i nivelit të kësaj kulture”. V. Kona, 2015shtampë – këtu: përsëritje e diçkaje të njohur ashtu siç është, pa i ndryshuar e pa i shtuar gjë.pararendës – ai që me punën e veprimtarinë e tij përgatit rrugën e zhvillimin në një fushë të caktuar të jetës shoqërore, shkencore etj.lëvrues – ai që bën kërkime e studime të zellshme e frytdhënëse në një fushë të shkencës, të artit e të kulturës, që e zhvillon dhe e shpie atë përpara. STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Lexoni intervistën dhe zgjidhni alternativën e saktë.Qëllimi i kësaj interviste është: të pyesë gjuhëtarin për problemet e gjuhës shqipe; të marrë informacion rreth zbatimit të shqipes standarde; të japë informacion rreth përdorimit të gjuhës shqipe; të kritikojë shtrembërimet ligjërimore të gjuhës shqipe.Citati është pjesë, fragment i shkëputur fjalë për fjalë nga ndonjë vepër ose nga ndonjë fjalim dhe përdoret për të vërtetuar ose për të sqaruar një mendim. 119

