Page 123 - Demo
P. 123


                                    Intervista është një komunikim në formë pyetje-përgjigje midis dy individësh, për çështje të ndryshme, që mbështeten në fakte dhe në opinionet e folësve. Intervista ka qëllim t’i japë lexuesit një përshtypje të përgjithshme rreth të Kujtojmëintervistuarit dhe të paraqesë mendimet e tij ose të saj. Ajo gjithashtu ofron mundësinë për të zhvilluar njohuri të thella duke analizuar përgjigjet e të intervistuarit në një kuptim më të gjerë. Llojet e intervistave janë të shumta. Përmendim disa prej tyre: intervista pune, intervista me persona të njohur, intervista personale (mes miqve dhe të njohurve për qëllime të ndryshme). Intervista mund të realizohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke pasur përballë të intervistuarin, apo nëpërmjet mjeteve të tjera të komunikimit, si telefoni dhe interneti.Si të bëjmë një intervistë?Përcaktoni temën e intervistës suaj. Në varësi të saj, ajo do të marrë formë. Nëse intervista juaj është personale (drejtuar miqve dhe të njohurve tuaj), ajo do të jetë joformale dhe e lirshme. Nëse ju bëni një intervistë pune, atëherë ajo do të jetë formale.Zgjidhni një personazh të përshtatshëm për temën tuaj.Hartoni pyetjet. Në mënyrë që të kryeni një intervistë të suksesshme, duhet të mblidhni informacione nga burime të ndryshme për personazhin dhe për temën e intervistës suaj. Organizoni intervistën. Lidhuni me të intervistuarin për të caktuar kohën dhe vendin ku do të kryhet intervista. Për të realizuar intervistën, zgjidhni një vend të qetë, të përshtatshëm dhe siguroni mjetet për ta regjistruar atë.Kur bëni pyetjet, tregoni durim dhe respekt ndërkohë që prisni përgjigje. Jepini kohë të intervistuarit për t’u menduar, kështu do të keni mundësi që të merrni përgjigjet më të arrira. Dëgjoni me shumë vëmendje atë që thotë i intervistuari, në mënyrë që t’i drejtoni edhe pyetje të paparashikuara, të cilat lindin nga situata. Nëse përgjigjet nuk janë të qarta, pyesni menjëherë për shpjegime apo qartësime. Gjithmonë në fund të intervistës, falënderoni personin.Shkruajeni intervistën duke paraqitur me përpikëri faktet, pyetjet dhe përgjigjet. Për ta bërë sa më tërheqëse intervistën, vendosni edhe foto, që mund t’i realizoni gjatë procesit. Mund të shkruani edhe një hyrje interesante me mendimet dhe përshtypjet tuaja më të spikatura rreth intervistës dhe të intervistuarit. Rishikoni shkrimin tuaj nga ana kuptimore, leksikore, gramatikore dhe drejtshkrimore.TVShkruajmë Si të shkruajmë një intervistë121
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127