Page 124 - Demo
P. 124
2 Teksti informativ-shpjeguesShkrimet e lashta, hieroglifët dhe kuneiformet, ishin shumë të ndërlikuara. Që t’i zotëroje, nuk ishte aq e thjeshtë, duhej një kohë mjaft e gjatë për t’i mësuar. Por jeta nuk qëndronte në vend, u zgjerua prona, u shfaq tregtia. Tregtarëve u nevojitej një shkrim, që ta mësonin sa më lehtësisht. Dhe, ja, ku fenikasit, banorët e bregut lindor të detit Mesdhe, lundërtarë të shkëlqyer dhe tregtarë të shkathët, shpikën shkrimin e tyre.Çdo shenjë (shkronjë) përfaqësonte një tingull të caktuar të fjalës. Rolin kryesor në gjuhën e fenikasve e luanin tingujt bashkëtingëllorë, ndaj dhe të gjitha shkronjat (ato ishin 22) i përbënin vetëm bashkëtingëlloret. Fenikasit shkruanin nga e djathta në të majtë; në kohët tona, kështu shkruajnë në vendet arabe.Duke filluar nga shekulli IX para erës sonë, sistemi i ri i shkrimit filloi të përhapej në të gjitha vendet. Grekët e lashtë e përpunuan shkrimin e tyre mbi bazën e gjuhës së fenikasve. Emërtimi i disa shkronjave greke është i lidhur me disa fjalë të gjuhës fenikase. Për shembull, “alef” (dem), “beta”, nga “bet” (shtëpi). Te fenikasit, shkronjat renditeshin në bazë të një rregulle të caktuar. Këtë rend ruajtën edhe grekët. Por, në gjuhën greke, janë shumë të rëndësishme zanoret, ndaj disa bashkëtingëllore grekët i përdorën edhe për zanore. Alfabeti grek kishte 24 shkronja, të cilat shënonin si bashkëtingëlloret, ashtu edhe zanoret. Alfabeti grek qëndron edhe në bazën e gjuhës latine, kurse latinishtja u bë baza e të gjitha gjuhëve të Evropës Perëndimore. Shpikja e alfabetit është një hap tepër i rëndësishëm në zhvillimin e kulturës. Vetëm në saje të tij, të shkruarit u bë pronë e gjithë njerëzimit.LINDJA E SHKRIMIT DHE ALFABETET“Alef” + “Bet” = Alfabethieroglif – figurë a shenjë simbolike, që përdoret në shkrimin e disa gjuhëve për të shënuar një nocion, një rrokje ose një tingull.kuneiform – kjo fjalë që vjen nga latinishtja, do të thotë “në formë kunji”, dhe i referohet shenjës trekëndore që linte kunji që përdorej për të shkruar mbi argjilën e njomë.Alfabeti fenikasAlfabeti grekTabelë prej argjile meshkrim kuneiformShkrim i lashtë me hieroglifëFjalor122

