Page 125 - Demo
P. 125
Papirusi, pergamena, letraNe jetojmë në botën e shkrimeve dhe, herë pas here, i hasim ato në vende nga më të paparashikuarat. Mbishkrimet e llojit “Këtu rrinte Altini”, mund t’i gjesh mbi bankë, në murin prej tulle, në gardhin prej dërrasash, në shkëmbin e granitit dhe, madje, edhe në gjethen e agaviasnë kopshtin botanik. Mbi gjethet e palmave, me ndihmën e një hale peshku të mprehtë, njerëzit e lashtë vizatonin piktograme. I gdhendnin ato edhe në kockat e kafshëve.Me ndihmën e një peneli, kinezët e lashtë i shkruanin hieroglifët e tyre me tush në copëza dërrase prej bambuje ose mbi copa mëndafshi. Edhe fenikasit shkruanin me një lloj boje të ngjashme me tushin, por jo mbi mëndafsh dhe bambu, por mbi rrasa prej balte. Mbi argjilë të njomë, me një shkop druri, i ngjisnin kunjat e tyre banorët që jetonin midis dy lumenjve, Tigër dhe Eufrat. Kurse, te disa popuj të tjerë, përdorej për të shkruar edhe lëvorja e pemës. Të gjitha këto ishin lëndë natyrore, që e ndihmonin të shkruarit. Pastaj i erdhi radha pergamenës, që përftohej nga lëkura e viçit. Mbi të mund të shkruaje nga të dyja anët, fletët mund të përthyheshin, sepse, në ndryshim nga papirusi, pergamena nuk grisej. Papirusi dhe pergamena ishin materiale të shtrenjta, ndaj, për shkrimet pa ndonjë vlerë ose për mësimin e të shkruarit, përdoreshin berat (tabelëza prej dërrase, të mbuluara me një shtresë dylli). Mbi to shkruhej me një shufër metalike, fundi i së cilës ishte i mprehtë, kurse ana tjetër e saj e sheshtë, me qëllim që shkrimi të dilte sa më i njëtrajtshëm. Pendët e zogjve, majat rrumbullake dhe kapilare, të gjitha këto krijuan mundësi për të shkruar në mënyra të ndryshme. Letrën e shpikën kinezët e lashtë. Dora-dorës, ajo zëvendësoi të gjitha materialet e tjera të të shkruarit dhe asgjë tjetër s’është më e mirë, jo vetëm tani, por, me sa duket, edhe në të ardhmen. Nga enciklopedia “Dua të njoh botën”granit – gur i fortë, i bukur dhe me ngjyra, afron me mermerin.agavia – lloj bime që rritet në vende të ngrohta.tush – lloj boje e zezë. bambu – dru shumë i fortë që rritet në vendet afrikane. argjilë – dhé i butë me ngjyrë të çelët ose si në të kuqe, që, kur përzihet me ujë, krijon një lëndë veshtullore, e cila përdoret për të bërë enë a sende të tjera prej balte.pergamenë – lëkurë kafshësh që përpunohej dhe përdorej për të shkruar mbi të. papirus – lloj letre, letra e parë mbi të cilën është shkruar, që prodhohet nga kallamat e një bime që rritej buzë lumit Tigër.kapilare – në formë gypi.FjalorPllakë prej argjile.Shenjat kuneiforme shkruheshin mbi argjilën e njomë.PergamenëPapirus123

