Page 127 - Demo
P. 127
Biblioteka është një institucion, që merret me grumbullimin, ruajtjen dhe përpunimin e librave, të revistave e të botimeve të tjera, duke i bërë këto të njohura në masat e gjera dhe duke ua dhënë lexuesve përkohësisht për t’i shfrytëzuar. Sot disa biblioteka janë jashtëzakonisht të mëdha. Përfytyroni veten duke qëndruar pranë një rafti 850 kilometra të gjatë, i cili mban mbi 29 milionë libra! Kjo është me përafërsi madhësia e bibliotekës më të madhe në botë, Biblioteka e Kongresit, në Shtetet e Bashkuara. Përveç librave, biblioteka ka rreth 2,7 milionë kaseta dhe videokaseta, 12 milionë fotografi, 4,8 milionë harta dhe 57 milionë dorëshkrime. Çdo ditë, koleksionit të bibliotekës i shtohen 7000 artikuj.Biblioteka Britanike në Londër, renditet e dyta për numrin e librave që ka, më shumë se 18 milionë kopje. Biblioteka Shtetërore Ruse, që ndodhet në Moskë, ka 17 milionë libra dhe një koleksion me rreth 632000 vëllime vjetore të gazetave. Biblioteka Kombëtare e Francës, një nga bibliotekat më të lashta që ka mbijetuar në Evropë, ka 13 milionë libra. Ajo ishte e para që hodhi në internet shumë prej koleksioneve të saj, duke lehtësuar si asnjëherë më parë hyrjen në fondin e njohurisë së njerëzimit.Sot më shumë se kurrë, ka një vërshim informacionesh në dispoziciontë publikut. Është llogaritur se i gjithë arsenali i librave dyfishohet çdo katër vjet e gjysmë. Vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çdo vit botohen më shumë se 150000 libra.Ende sot, bibliotekat vazhdojnë të jenë “porta drejt njohurisë”.E gjithë mençuria njerëzore ruhet nëpër libra, të cilët mbahen kryesisht nëpër biblioteka.Bibliotekat ndahen në të mëdha dhe të vogla. Për të gjetur një libër në bibliotekën e vogël të shtëpisë, është mjaft e lehtë. Po si mund ta gjesh kur në bibliotekë ndodhen mijëra libra? Po në qoftë se ata janë qindra mijëra? Po nëse janë miliona? Në këtë rast, kujtesa njerëzore nuk të ndihmon. Si kujtesë e bibliotekës shërben katalogu. Pikërisht ai “i mban mend” të gjithë librat që ndodhen në raftet e bibliotekës. Fjala “katalog” vjen nga greqishtja dhe do të thotë “listë”; pra lista e të gjithë librave të bibliotekës. Në qoftë se na duhet të gjejmë dikë, para së gjithash pyesim për adresën e tij. Edhe në bibliotekë, çdo libër ka “adresën” e tij, sepse biblioteka është shumë e ngjashme me një qytet, me një “lagje” dhe me një “rrugë”. Pra, librat në rafte nuk qëndrojnë pa rregull, por sipas një numri të saktë, pikërisht si shtëpitë në rrugë. Në qoftë se do të mësoni ta përdorni katalogun, atëherë do ta keni shumë të lehtë për të gjetur librin që ju duhet, aq më tepër që në çdo bibliotekë, për të njëjtin libër, përdoret e njëjta “adresë”.Ta zëmë se na duhet libri i Mark Tuejnit, “Aventurat e Tom Sojerit”. Në fillim duhet të mësojmë nëse ky libër ndodhet në bibliotekë. Për LIBRAT DHE BIBLIOTEKATBibliotekat janë quajtur “një ndër shtyllat e qytetërimit”. Ato kanë luajtur një rol kryesor në kulturën dhe teknologjinë njerëzore. Poeti gjerman Gëte, i quajti bibliotekat “kujtesa e njerëzimit”.dorëshkrim – tekst i shkruar me dorë ose i daktilografuar; teksti origjinal i një vepre.dispozicion – këtu: në përdorim sipas nevojave.arsenal – këtu: tërësia e librave që i shërbejnë bibliotekës.mori – sasi shumë e madhe.kartelë – një fletë letre ku shënohen të dhëna të ndryshme për një njeri, libër, produkt, një të sëmurë etj.Fjalor125

