Page 128 - Demo
P. 128


                                     STUDIM TEKSTI këtë na ndihmon katalogu alfabetik, i cili është një sirtar me kartela ose një sistem elektronik online me fusha të dhënash që duhen plotësuar. Çdo libër është i regjistruar në një kartelë të veçantë; kartelat radhiten sipas alfabetit (sipas mbiemrave të autorëve). Kërkojmë germën “T” dhe kartelën e librit që na duhet. Ja ku e gjetëm. Në qoshen e majtë, lart, ndodhet “adresa” e librit që tregon vendin e saktë të librit në raft. Kjo quhet edhe “shifra e plotë”, me anë të së cilës, në çdo lloj biblioteke, ju mund ta gjeni shpejt librin që ju duhet. Ai që do të dijë të përdorë katalogun, asnjëherë nuk do të ngatërrohet mes morisë së librave. KUPTOJMË TEKSTIN 1 Lexoni tekstin dhe përgjigjuni pyetjeve:Përse informoheni në këtë tekst?Çfarë shpjegohet në këtë tekst?Cilat janë disa nga bibliotekat më të mëdha në botë që renditen në tekstin e mësipërm?Si e gjejmë librin që duam në bibliotekë?Analizojmë tekstin 2 Si përshkruhen:hovi dhe zhvillimi i bibliotekave botërore;hapat që duhet të ndiqen për të gjetur një libër në bibliotekë?Interpretojmë tekstin  3 Cili nga përcaktimet e dhëna në tekst për bibliotekat ju pëlqen më shumë? Pse? Janë quajtur “një ndër shtyllat e qytetërimit”. Ato kanë luajtur një rol kryesor në kulturën e njerëzimit. Poeti gjerman Gëte, i quajti bibliotekat “kujtesa e njerëzimit”. Bibliotekat vazhdojnë të jenë “porta drejt njohurisë”.Gjuha e tekstit  4 Shënoni me . Gjuha e tekstit të mësipërm është: e thjeshtë; e qartë; me shifra; me data;  me shpjegime; me citime; objektive; subjektive.Reflektojmë rreth tekstit 5 Shpjegoni kuptimin e thënies: Dhoma pa libra është sikurse trupi pa shpirt! (Ciceroni)Detyrë A jeni anëtar i bibliotekës së shkollës tuaj? Shpjegoni si funksionon ajo. 126
                                
   122   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132