Page 131 - Demo
P. 131
Letra zyrtare është një nga llojet më të vështira të shkrimit formal. Duhet të tregoni kujdes me organizimin e përmbajtjes së letrës, gramatikën dhe drejtshkrimin. Ajo i drejtohet një personi apo institucioni për qëllime të caktuara dhe mund të jetë: ankesë;kërkesë;ftesë për bashkëpunim etj.Hapi i parë: Shqyrtoni problemin.Mendoni rreth mundësive tuaja. Arsyetoni nëse ankesa me shkrim për një drejtues apo për një institucion është rruga më e mirë për të zgjidhur problemin tuaj.Nxirrni pikat kryesore të problemit, pasi ta keni shqyrtuar me shumë kujdes atë. Për të shkruar një ankesë që sjell rezultatin e dëshiruar, duhet të qartësoni shkaqet dhe pasojat e problemit, pasi ta keni kuptuar shumë mirë vetë atë. Renditni arsyet që ju shtyjnë të mendoni se kjo çështje ka nevojë për vëmendje.Hapi i dytë: Shkruani ankesën tuaj.Filloni duke shkruar një skicë të ankesës suaj. Ju mund ta shkruani ankesën në kompjuter ose me dorë. Më vonë, mund ta rishikoni dhe ta përsosni atë.Prezantohuni. Filloni me një hyrje, në të cilën tregoni se kush jeni dhe se cili është qëllimi i ankesës suaj. Identifikoni problemin. Përmbajtja e letrës duhet të paraqesë ankesën tuaj. Shkruani hollësi në lidhje me këtë problem. Shpjegoni se si ndikon ai te ju apo tek të tjerët.Propozoni zgjidhjen tuaj. Pra: cili është veprimi që shpresoni dhe prisni të ndërmarrë marrësi pasi të lexojë ankesën tuaj? Duhet të jeni i qartë në lidhje me zgjidhjen që shpresoni se do të marrë problemi si rezultat i ankesës suaj. Mbylleni letrën në mënyrë të qartë. Shkruani emrin dhe mbiemrin tuaj. Në fund, firmoseni.Hapi i tretë: Rishikoni ankesën tuaj.Rishikoni skicën dhe bëni ndryshime në të. Kërkojini dikujt tjetër që ta lexojë letrën tuaj. Një person tjetër, zakonisht, është në gjendje të dallojë gabimet e ndryshme që mund t’ju kenë shpëtuar gjatë shkrimit të letrës.Si të shkruajmë një ankesë Ankesa me shkrim i dërgohet një individi ose institucioni për një problem të caktuar. Shkruajmë Letra zyrtare129

