Page 133 - Demo
P. 133
Shkruajmë Shkruajmë njoftimeNjoftimi është një lajm që na jepet për diçka ose të dhëna që na bëhen të njohura. Një njoftim mund të shkruhet nga një person, një grup, apo një organizatë për të tërhequr vëmendjen e lexuesit, duke i dhënë një informacion të ri. I gjithë informacioni jepet në mënyrë të saktë dhe të shkurtër. Njoftimi mund të shpërndahet në mënyra të ndryshme: duke e vendosur në tabelën e njoftimeve të një institucioni apo në mjedise publike, duke përdorur mjetet e telekomunikacionit dhe internetin, apo duke e publikuar në media.Njoftimet japin informacione të përmbledhura rreth:një ngjarjeje; një përurimi; një programi kulturor; një veprimtarie në fusha të ndryshme. 1 Lexoni njoftimet e mëposhtme.Emri i institucionitNjoftimdata___________TitulliPërmbajtja _________________________Emri i organizatoritFormati standard i një njoftimiNJOFTIM19 shkurt, 2016Njoftohen të gjithë nxënësit se çdo të premte janë të mirëpritur në bibliotekën e shkollës, pasi do të ketë veprimtari interesante që lidhen me botën e librit, duke përfshirë takime me shkrimtarë, përkthyes dhe botues.Ekipi lëndor i Letërsisë 2 Plotësoni njoftimet e mëposhtme me një tekst të saktë dhe të kuptueshëm.Njoftim ______________Në kuadër të Javës së librit, njoftohen të gjithë nxënësit e shkollës _________________________________________________________________________________________________________Njoftim ______________Njoftohen të gjithë nxënësit e shkollës _______________ se ditën e hënë, më datë _________ ora ___ do të zhvillohet ______________ . Nisja do të bëhet nga ______________. 3 Shkruani një njoftim të shkurtër për njërën nga veprimtaritë e mëposhtme.Takim me një shkrimtar/botues/përkthyes/gjuhëtar.Vizitë në muze.NJOFTIM2 shkurt, 2016Mundësi e artë për aktorët e rinj dhe të talentuarNë javën e tretë të marsit, Rrethi i letrarëve “Albanët” do të vërë në skenë dramën “Pas vdekjes”, të autorit Andon Zako Çajupi, me rastin e 150-vjetorit të lindjes së tij. Aspirantët e rinj duhet të kontaktojnë me mësuese Entela Kriston dhe të shënojnë emrat e tyre në listat për përzgjedhje dhe audicion, para datës 15 shkurt.Vendi dhe datat e audicioneve do t’u njoftohen më vonë.Rrethi i letrarëve “Albanët”131

