Page 134 - Demo
P. 134


                                    3 Teksti udhëzuesPërballja e parë me testimin është shumë e rëndësishme, pasi projektohet se sa të suksesshëm do të jenë nxënësit. Ata mendojnë që në fillim rezultatin, ndaj shpesh nxënësit ndeshen me frikën e një provimi qoftë ai dhe i thjeshtë. Ka shumë arsye pse ata ndihen kështu: mund të mos kenë mësuar mirë, mund të kenë munguar në shkollë. Ndonjëherë ata e dinë se nuk mund të kuptojnë të gjitha pyetjet. Por mos u ndieni në faj. Një shprehje e bukur thotë: Bëmë një pyetje të mirë, që të mund të jap një përgjigje po kaq të mirë.Asnjëherë mos u trembni nëse nuk keni përgjigje të momentit, por duhet të shqetësoheni nëse nuk keni përgjigje për një pyetje që mat dijet tuaja në kohë. Ky konstatim duket sikur merr vlerë më shumë për testimet e gjuhës shqipe dhe të letërsisë. Ndryshe nga çdo testim tjetër, në hyrje të testimeve letrare vendosen shënime, të cilat duhen lexuar me vëmendje, sepse kanë të bëjnë me veprën letrare apo fragmentin, autorin dhe kuptimin e përgjithshëm. Shpesh përgjigjet e shumë pyetjeve i keni në këto shënime fillestare dhe referuese.Është mjaft e rëndësishme që nxënësit të lexojnë me vëmendje fragmentin e zgjedhur. Fiksoni personazhin kryesor, ngjarjen kryesore, ndonjë motiv, idenë, shembujt dhe figurat letrare, stilin e autorit dhe karakteristikat gjuhësore të tij.Ne duhet të dimë veçanërisht se si të lexojmë për herë të parë UDHËZUES TESTIMIPara leximitShihni udhëzuesit e mëposhtëm. Çfarë informacioni ju japin ata?projektohet – ndërtohet, ideohet formimi.konstatim – pohim.referuese – orientuese.pretendoj – kërkoj.të matshme – që mund të verifikohet përgjigjja.modele – lloje të testimeve të ngjashme.FjalorTeksti udhëzues shërbën për t’i dhënë lexuesit udhëzime rreth përdorimit, ndërtimit të diçkaje, kryerjes së një procesi. Gjuha e përdorur është e drejtpërdrejtë dhe në të gjejmë përdorimin e foljeve ndihmëse: duhet ose nuk duhet (kryer një veprim i caktuar gjatë një procesi). Shoqërohet me skema, diagrame apo fotografi, që e konkretizojnë atë. 132
                                
   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138