Page 135 - Demo
P. 135


                                    testimin. Gjatë leximit është normale që të pretendoni vëmendje maksimale, por kjo nuk arrihet, kështu që duhet një lexim i dytë dhe më pas një i tretë pjesë-pjesë, duke bërë lidhjen përmes rileximit. Pyetjet merren me radhë, sepse ato ndjekin njëra-tjetrën. Përshtatjuni llojit të pyetjeve. Nëse një pyetje kërkon përgjigje të shkurtër, përgjigjuni shkurt por, nëse kërkon përgjigje më të gjatë, ju duhet të zhvilloni më gjerë mendimin tuaj. Pyetjet kërkojnë aftësi për të lexuar, shpjeguar dhe interpretuar. Sikundër pyetjet, edhe përgjigjet tuaja duhet të jenë të qarta, të strukturuara, të përmbledhura dhe, mbi të gjitha, të matshme. Sado që ne kemi mendime të ndryshme, ato duhet t’i përmbahen vazhdimisht pyetjes.Është e natyrshme që ju të keni bërë disa herë testime ose provime të ngjashme. Puna me modelet është një eksperiencë e mirë.Dihet që pjesa më e vështirë është pjesa e shkrimeve ku ju kërkohet të shkruani një përshkrim, një formë ritregimi, një ese të shkurtër etj. Sado e vështirë qoftë, nuk mund të jetë e pamundur. Të gjithë ne kemi diçka për të treguar, apo emocione për të shprehur. Të gjithë ne kemi opinionin tonë për gjithçka rreth nesh.Dhe në fund, hidhini një sy të gjithë testimit. Është si të shohësh një shtëpi të bukur pasi është ndërtuar e gjitha. Disa shembuj udhëzimesh që jepen përpara një testimi.UDHËZIME TË PËRGJITHSHMENë këtë paketë do të gjesh pyetje për gjuhën, matematikën ose një kombinim të të dyjave.Lexo çdo pyetje me kujdes dhe përgjigju sa më mirë.Mos fillo ende të punosh me pyetjet e testimit, derisa të të thuhet se kur duhet të fillosh.Së pari, ti do të bësh një ushtrim praktik për t’u njohur me llojet e pyetjeve që ka testimi. Pyetjet në këtë ushtrim praktik janë bazuar në materialin e mëposhtëm, “Qytetet antike”.B. Ja si këshillohet nxënësi në një paketë testimesh ndërkombëtare.Gjej një mbyllje për këtë fragment.Shënim: Në këtë mbyllje mbaj parasysh që t’i përshtatesh natyrës së përrallës dhenatyrës së mbylljes. Ajo duhet të jetë e shkurtër dhe të ketë një përfundim të përmbledhur.Bëj kujdes kur të tregosh se çfarë ndodhi me vajzën. Ku mund të ketë shkuar ajo?Pse mund ta ketë bërë atë zgjedhje?A. Ja si këshillohet nxënësi për të bërë një mbyllje përralle në një testim për klasën e shtatë.133
                                
   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139