Page 136 - Demo
P. 136


                                     STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin  1 Shkruani disa pyetje që ju lindin përpara një testimi (provimi). 2 Renditni udhëzimet kryesore të tekstit më lart.Çfarë duhet të kenë parasysh nxënësit kur punojnë në një testim letrar?Udhëzimi 1Udhëzimi 2Udhëzimi 3Udhëzimi 4Udhëzimi 5Analizojmë tekstin 3 Lexoni shembujt e udhëzimeve A, B, C. Shpjegoni këshillat që merrni prej tyre. Përse ato janë të rëndësishme? Interpretojmë tekstin  4 Si e kuptoni shprehjen: Bëmë një pyetje të mirë, që të mund të të jap një përgjigje po kaq të mirë.Reflektojmë rreth tekstit  5 Nxirrni përfundime rreth testimit të fundit që keni zhvilluar në lëndën e Gjuhës shqipe. Cilat nga udhëzimet e mësipërme keni respektuar aty?Detyrë Këshillë: Gjatë leximit të pyetjeve apo kërkesave të ndryshme duhet vëmendje për të veçuar informacionin kryesor. Kërkesa: Lexoni me vëmendje fjalinë dhe nënvizoni fjalët që japin kuptimin kryesor dhe që tregojnë natyrën ëndërrimtare të Anës. Diskutoni zgjedhjen tuaj.Fjalia: Ana ndenji pak në dhomë dhe më pas doli jashtë. Ngriti sytë nga qielli dhe po vështronte yjet…UDHËZIME PËR NXËNËSINTestimi është i ndarë në dy pjesë: prozë dhe poezi. Testimi ka 25 pyetje gjithsej.Në të dyja pjesët ka kërkesa me zgjedhje dhe me zhvillim. Në kërkesat me zgjedhje, rretho vetëm shkronjën përbri përgjigjes së saktë, ndërsa për kërkesat me zhvillim është dhënë hapësira e nevojshme për të shkruar përgjigjen.Koha për zhvillimin e testimit është 2 orë.Pikët për secilën kërkesë janë dhënë përbri.Kujdes: Lexo me vëmendje, pastaj përgjigju.C. Ja si këshillohet nxënësi në një provim kombëtar.134
                                
   130   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140