Page 137 - Demo
P. 137


                                    SI TË PASUROSH FJALORINFlisni rreth librit të fundit që keni lexuar. Cili nga nxënësit u shpreh më bukur? Si ndikon leximi i librave në pasurimin e fjalorit tuaj?A ju kanë thënë ndonjëherë se sa e rëndësishme është të kesh një fjalor të pasur? Ndoshta jua ka kujtuar gjyshja, teksa përpiqeshit të zgjidhnit një fjalëkryq. Ndoshta e keni ndeshur në orën e gjuhës apo kur bëni detyrat e shtëpisë. Megjithëse mund t’ju tingëllojë pak e çuditshme, dijeni se pasurimi i fjalorit është një ide e mrekullueshme. Një fjalor i pasur ju ndihmon shumë në familje e shkollë që të shprehni mendimet qartë dhe saktë, madje të lini përshtypje të mirë te të tjerët.A ju ka mësuar ndokush “marifete” se si ta pasuroni fjalorin? Po, ka disa këshilla.Së pari, nuk është aspak e vështirë të mësosh fjalë të reja dhe të dish kuptimet e tyre. Për këtë, ju mund të shkoni në bibliotekë dhe të kërkoni libra, që do t’ju ndihmojnë të zbuloni fjalë të panjohura. Së dyti, mënyra më e mirë për ta bërë këtë është të mbani shënime për fjalë që nuk i keni hasur më parë dhe nuk ua dinit kuptimin. Ju do të habiteni se sa i varfër ka qenë fjalori juaj.Mos nguroni të provoni fjalorin tuaj në një ese. Jini të larmishëm. Vetë pasurimi i fjalorit ju ndihmon të përmirësoni më tej të folurit dhe punët që shkruani në shkollë. Mësuesit vlerësojnë nxënësit që zotërojnë një fjalor të pasur, dinë të shprehen bukur dhe dinë të të bëjnë për vete me një frazë të gjallë e të larmishme. Ju vetë do të shihni se është e lehtë të shkruash një ese, kur ke në mendje një larmi fjalësh, nga të cilat do të zgjedhësh më të përshtatshmet dhe më kuptimplotat.Kaloni në forma të tjera shkrimi, si tregimi, apo në format e ndryshme të të shprehurit me gojë. Ato përsosin të folurit tuaj. Mos harroni të zgjidhni gjithmonë fjalët e duhura.Kështu, nëse shkruani një tregim për dikë që nxiton, nga mënyra se si do të përzgjidhni fjalët, do të krijoni përfytyrime të ndryshme te lexuesi. Pra, kur ju shkruani: “Djali u ul në divan me kokën mes duarve”, lexuesi përfytyron një djalë, i cili ulet në divan i shqetësuar, por nëse shkruani: “Djali u lëshua në divan me kokën mes duarve”, atëherë jepet një kuptim krejt tjetër nga i pari. Sa më shumë fjalë të përzgjedhura të përdorni, aq më bukur do të shfaqni gjithçka që ndieni për një ngjarje a person të caktuar.Para leximittingëlloj – këtu: duket.përshtypje – mbresë që na lë diçka që shohim a dëgjojmë.frazë – tërësi fjalësh që shprehin një mendim.përfytyrim – ajo që krijohet në mendje kur lexon ose dëgjon diçka.çmohen – vlerësohen.meny – listë ushqimesh në një restorant.Fjalor135
                                
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141