Page 138 - Demo
P. 138
Kur zotërojmë një fjalor të pasur e të larmishëm, lëmë një përshtypje të mirë te të tjerët. Punëdhënësi juaj i ardhshëm do të përzgjidhte atë punëkërkues që do të zotëronte një gjuhë të pasur e të rrjedhshme. Sot çmohen shumë ata që flasin qartë dhe saktë.Dhe së fundi, fjalori pasurohet gjatë jetës. Pasurimi i fjalorit mund të krahasohet me mundësitë që keni kur ndodheni në një restorant. Nëse do të zgjidhni vetëm sallatë, atëherë menyja juaj do të jetë e varfër, por nëse porosia juaj do të kishte një shumëllojshmëri zgjedhjesh, atëherë dreka juaj do të ishte më të vërtetë e pasur. Ju mund të bëni zgjedhjen më të mirë në vend të një zgjedhjeje. Kështu pra, drejt një oreksi të mirë për fjalorin! STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Plotësoni tabelën.Çfarë dimë më parë rreth pasurimit të fjalorit?Çfarë mësojmë nga teksti që lexuam rreth pasurimit të fjalorit?Cilat janë këshillat që merrni nga teksti i mësipërm?Analizojmë tekstin 2 Shpjegoni pse bëhesh më “i pasur” duke pasuruar fjalorin? 3 A duket më “i bukur” një njeri kur flet bukur? 4 Kujtoni dhe analizoni një figurë publike që flet bukur.Interpretojmë tekstin 5 Përvoja njerëzore ka treguar se puna e veçuar vetëm me fjalorët nuk mund të të bëjë njeri më të mirë, as më të ditur dhe as më të këndshëm. Me çfarë duhet kombinuar tjetër dija dhe kultura, që të kesh rezultate sa më të mira në përshtypjen që lë gjatë përdorimit të fjalorit vetjak? 6 A ju duket i drejtë krahasimi i fjalorit me menynë e restoranteve?Gjuha e tekstit 7 Gjatë tekstit, hasim këtë mendim: ... Kur ju shkruani: “Djali u ul në divan me kokën mes duarve”, lexuesi përfytyron një djalë, i cili ulet në divan i shqetësuar, por nëse shkruani: “Djali u lëshua në divan me kokën mes duarve”, atëherë jepet një kuptim krejt tjetër nga i pari.• Jepni kuptimin për shprehjen: Djali u lëshua në divan me kokën mes duarve... 8 Thoni ndonjë fjalë të re që keni mësuar së fundmi. _________________Reflektojmë rreth tekstit 9 Çfarë duam të mësojmë më tej për pasurimin e fjalorit? Detyrë Shkruani një tekst të thjeshtë, ku të jepni këshilla se si mund të dukeni bukur në një festë.136

