Page 139 - Demo
P. 139


                                    Udhëzimet janë shpjegime që duhen ndjekur, të cilat jepen për një çështje, për një punë etj.Parashikoni përmbajtjen e tekstit që do të dëgjoni, mbështetur në ilustrimet e këtij mësimi. 1 Dëgjoni udhëzimet për temën Si të bëjmë një prezantim në klasë dhe mbani shënime. • Pas dëgjimit, shkruani shkurtimisht poshtë secilës figurë udhëzimet që dëgjuat. 2 Dëgjoni udhëzimet për temën Si të mbjellim lule në kopshtin e shkollës. Përgjigjuni pyetjeve rreth materialit që dëgjuat:Cili është veprimi i parë që duhet të kryeni para setë mbillni lule në kopshtin tuaj?Cila është koha më e mirë për të mbjellë lule?Si duhet të veproni për të përgatitur tokën për mbjellje?Si duhet t’i trajtoni rrënjët e luleve gjatë mbjelljes?Cili është udhëzimi i fundit që dëgjuat? 3 Dëgjoni recetën e kekut me çokollatë. Shikoni me kujdes figurën dhe shkruani në të emrat e përbërësve që nevojiten për të gatuar një kek me çokollatë. Më pas, plotësoni hap pas hapi veprimet që duhet të ndiqen. Përpiquni të kujtoni sa më saktë udhëzimet që dëgjuat.Dëgjojmë Udhëzime, shpjegime, receta137
                                
   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143