Page 14 - Demo
P. 14
1 Dëgjoni fragmente situatash komunikimi dhe vëreni fotografitë. Çfarë situate është, konfliktuale apo e paqtë? Nga se e kuptoni që është një situatë e tillë? Cilat janë fjalët, gjestet, veprimet që ju shtyjnë të mendoni kështu?Dëgjojmë Kërkesa, shpjegime, keqkuptime 2 Bashkohuni në grupe dyshe dhe interpretoni një situatë të përafërt me njërën nga fotografitë e mësipërme. 3 Sipas mendimit tuaj, cili është problemi që ka lindur? Si është: i zgjidhshëm apo i pazgjidhshëm? Ku e mbështetni këtë ide? 4 Shpesh lindin keqkuptime në lidhje me lojërat, punën, mësimet, të drejtat. Cilat mund të jenë shkaqet e tyre? 5 Për çfarë grinden fëmijët, adoleshentët, të rriturit? 6 Luani në role situata të ndryshme komunikimi. Qarkoni me Po ose me Jo përgjigjet, pasi të keni dëgjuar situatat apo interpretimet e shokëve. Për secilin rast, argumentoni pse. Është një situatë konflikti/keqkuptimi apo mosmiratimi? Po Jo Pjesëmarrësit në bashkëbisedim nuk po tregohen të sinqertë. Po Jo Bashkëbiseduesit nuk e kanë kuptuar mirë njëri-tjetrin. Po Jo Konflikti lidhet me marrjen pa leje të tabletit. Po Jo Konflikti lidhet me interpretimin e gabuar të mesazhit të një pjese të lexuar. Po Jo Keqkuptimi lidhet me keqinformimin. Po Jo 7 Tregoni raste keqkuptimi dhe interpretimi të një historie personale, e cila ka ngjallur diskutime. Vlerësoni historitë e njëri-tjetrit, pasi t’i keni dëgjuar. Është interesante historia që dëgjuat? Pse ju duket e tillë? Cilat janë momentet më interesante të saj? Pse ju duken të tilla? Cilat janë fjalët që e tregojnë këtë? Ju duket e drejtë mënyra se si është zgjidhur situata e historisë që dëgjuat? Ju pëlqyen argumentet e përdorura, që çuan drejt zgjidhjes së situatës që dëgjuat? Si do ta kishit zgjidhur ju? 8 Dëgjoni/imagjinoni fjalët që mund të jenë thënë gjatë një bisede në telefon. Si ju duken ato? Biseda mbyllet me mirëkuptim apo me keqkuptim? 12

