Page 140 - Demo
P. 140
1 Në një libër për të drejtat e fëmijëve, njëri prej moshatarëve tuaj ka shkruar me dorën e tij:Shpjegoni pohimin e tij duke vënë në dukje dy konceptet për të cilat nxënësi flet këtu.Sillni pohime të tjera të përafërta me tematikën më lart. 2 Diskutoni rreth dy situatave të mëposhtme, ku shokët tuaj, Drini dhe Sibora, janë protagonistë. Situata 1 Sot në orën e fizkulturës, Drini u gjend në një situatë të sikletshme. Njëri prej shokëve e vuri në lojë për shqipen e tij paksa të cunguar dhe me theks të huaj, për shkak se ai ka jetuar disa vite jashtë vendit. Situata 2 Sibora ka disa ditë që mungon në shkollë. Nuk është hera e parë që ndodh kështu. Mësuesja ka komunikuar shpesh me prindërit e saj në lidhje me këtë gjë, por pa rezultat. Ajo ka mbetur pas me mësimet dhe nuk merr pjesë në asnjë aktivitet shkollor. Deri kur do të vazhdojë kështu? Pjesëmarrja në mësim është e domosdoshme. 3 Shikoni dy figurat e mëposhtme të plotësuara nga dy nxënës të klasës së shtatë dhe diskutoni rreth tyre.• Diskutoni në klasë situata ku sipas jush janë shkelur të drejtat apo nuk janë respektuar përgjegjësitë.Përgjigjuni pyetjeve:Cila prej situatave tregon të drejtat e nxënësve në shkollë?Cila prej tyre tregon përgjegjësitë e nxënësve në shkollë?A i njihni ju të drejtat tuaja dhe përgjegjësitë?E keni lexuar rregulloren e brendshme të shkollës me mësuesen tuaj kujdestare?Flasim Përgjegjësitë dhe të drejtat tonaPërgjegjësitë e nxënësve: Të drejtat e nxënësve:Të dojë shkollën dhe mësuesin.Të zhvillojë talentin.Të jetojë nërespektojë të tjerët. paqe dhe të Të ndihet i barabartë.Të marrë pjesë në aktivitete shkollore dhe jashtëshkollore.T’i ruhen sekretet.Të kujdeset për natyrën dhe mjedisin ku jeton.Të mësojë, të lexojë, të shkruajë njohuri të ndryshme.Të ketë sjellje qytetare.Të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme.Të zbatojë të gjitha detyrat.Të mos i mungojë kujdesi fizik dhe psikologjik.138

