Page 141 - Demo
P. 141
Udhëzimet e lojës shërbejnë për të mësuar të tjerët se si ta luajnë atë. Kini parasysh që loja është e panjohur për ta, kështu që duhet të tregoni kujdes kur jepni sqarime.Shkruajini udhëzimet në mënyrë të qartë, që të jenë lehtësisht të kuptueshme ngapërdoruesit. Shpjegoni qartë qëllimin e lojës. Candy Crush është një nga lojërat më të famshme kompjuterike. Udhëzimet e saj sqarojnë lojën, por janë edhe argëtuese.Bashkohuni me zotin Tofi dhe Tifi në një udhëtim të shkëlqyer mes përmes botës së ëmbël dhe plot ngjyra të lojës “Candy Crush”! Përzierja dhe shkrirja e tri ose më shumë ngjyrave ju bën të fitoni ëmbëlsira dhe pikë, por mund të ketë edhe shpërblime të tjera në varësi të kombinimeve që bëni. Kur janë tri ose më shumë karamele me të njëjtën ngjyrë, kalojini pranë njëra-tjetrës. Ato do të shkrihen dhe ju do të fitoni pikë. Qëllimi është që të fitoni sa më shumë pikë të jetë e mundur, duke arritur 1, 2 ose 3 yje!Përdorni vetën e dytë, ju ndihmon për të orientuar përdoruesit e lojës.Foljet mund të jenë në kohën e tashme të mënyrës urdhërore, por mund të përdoret edhe mënyra lidhore e shoqëruar me foljet gjysmëndihmëse: duhet të shtypni butonin… etj.Shpjegojini termat e lojës në mënyrë sa më të kuptueshme.Shkruajini udhëzimet e lojës sipas një ecurie logjike, që ndjek veprimet e saj hap pas hapi.Mos i shkruani udhëzimet në paragrafë të gjatë dhe të pandarë, por renditini ato, duke u vendosur numra ose shenja dalluese përbri.Lexoni udhëzimet që keni shkruar. A e shpjegoni objektivin e lojës mjaftueshëm? A keni përdorur formën e duhur gjuhësore në dhënien e udhëzimeve? Zgjidhni një lojë kompjuterike që ju pëlqen. Shkruani 5-10 udhëzime për ta bërë të qartë për shokët tuaj._______________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________Shkruajmë Si të shkruajmë udhëzime lojërash139

