Page 142 - Demo
P. 142
Është thënë qëkuri se “nuk ka asgjë më të ëmbël se atdheu”. Dhe me të vërtetë, a ka gjësendi tjetër që të jetë jo vetëm më i këndshëm, por edhe më i shtrenjtë, më i lartë se atdheu? Çdo gjë që njerëzit e quajnë të shenjtë dhe të lartë, atyre ua ka mësuar atdheu, sepse ky i lind, i rrit dhe i edukon. Shumëkush mund të mahnitet nga madhështia dhe fuqia e qyteteve të huaja, nga bukuria dhe shkëlqimi i ndërtesave të tyre, por, për të dashur, të gjithë duan atdheun. Shumëkush mund të jetë kënaqur, ndoshta edhe tej masës, duke soditur mrekulli të panumërta në vise të huaja, por askush nuk është verbuar aq shumë nga begatia e tyre, sa të harrojë atdheun e vet.Se edhe diellin, çdo njeri e ka parë në fillim në atdhe. Dhe megjithëse dielli është i përbashkët për tërë njerëzit, gjithsecili e kundron atë si provë atërore, sepse për të parën herë e ka shikuar nga trualli i atdheut, dhe gjithsecili ka nisur të flasë në vendlindjen e babait, duke mësuar së pari të belbëzojë në gjuhën amtare.Në rast se një njeriu i ka rënë në short një atdhe, nga i cili duhet të largohet e të vejë në vise të huaja, për të fituar një kulturë më të madhe, le t’i jetë mirënjohës atdheut edhe për atë pak dituri që zotëron, sepse ai nuk do të dinte se çfarë do të thotë “qytet”, po të mos kishte mësuar në atdhe se ka qytete.Unë mendoj se të gjitha shprehitë, të gjitha dijet njerëzit i fitojnë për t’i shërbyer sa më shumë atdheut; edhe pasuritë ata i shtojnë nga dëshira që t’i shpenzojnë për të mirën e atdheut.Dhe, sipas mendimit tim, kjo është një gjë e natyrshme; duhet të jesh mirënjohës kur përfiton të mira kaq të mëdha. Sepse, në qoftë se i jemi mirënjohës një njeriu që na ka bërë një nder (kështu kërkon drejtësia), aq më shumë duhet t’ia shpërblejmë atdheut me një dashuri që ky e meriton plotësisht.LAVDËRIMI I ATDHEUT Para leximitNdërtoni një pesëvargësh me fjalën “atdheu”.LukianiLindi rreth vitit 120 të erës së re, në qytetin Samosata të Sirisë dhe vdiq në Egjipt rreth vitit 190. Ishte orator i njohur për natyrën e mprehtë të shkrimeve të tij satirike. Shquhej për dialogët me përmbajtje morale, filozofike dhe fetare, që i karakterizonte stili me nota satirike dhe polemike, therës sidomos ndaj cinikëve. Ai u përkushtua në mbledhjen e historive dhe legjendave greke.belbëzoj – nis të flas, mësoj të shqiptoj fjalët e para.short – këtu: fat.4 Teksti argumentuesFjalor140

