Page 143 - Demo
P. 143
STUDIM TEKSTI Teza është një pohim ku shprehet një gjykim a parim, vërtetësia e të cilit duhet provuar dhe argumentuar.Kuptojmë tekstin 1 Pohimet e mëposhtme paraqesin në mënyrë të përmbledhur idetë e autorit. Shënoni kur pohimet përputhen me tekstin dhe në rastin e kundërt.Atdheu është i shtrenjtë për këdo. Bukuria e qyteteve të huaja e mahnit aq shumë njeriun, sa e bën të harrojë edhe atdheun e tij. Kujtimet dhe fjalët e tij të para, secili i lidh me atdheun e vet. Nëse dikush largohet nga atdheu i tij, ai sërish i mbetet mirënjohës për gjithë të mirat që i ka falur. Të gjitha shprehitë, të gjitha dijet, njerëzit i fitojnë për t’i shërbyer vetvetes. Atdheu meriton plotësisht dashurinë e gjithsecilit. Analizojmë tekstin 2 Në tabelën e mëposhtme shkruani argumentet e dhëna në tekst, duke u orientuar nga fjalët kyçe përkatëse.Teza Nuk ka asgjë më të shtrenjtë se atdheu për njeriun, sepse ky e lind, e rrit dhe e edukon. Fjalë kyçeArgumenti I dashuri, atdheArgumenti II diell, atdheArgumenti III gjuhë amtareArgumenti IV përfitim, mirënjohës 3 Nënvizoni në tekst nga dy fjali ku:shprehen fakte;shprehen opinione;autori bëhet subjektiv.Gjuha e tekstit 4 Secili prej paragrafëve të tekstit fillon me frazat:Është thënë qëkuri se…; Në rast se…; Unë mendoj se…; Dhe, sipas mendimit tim…Provoni t’i hiqni ato. Lexojini fjalitë. Si ju duken? Çfarë iu mungon? 5 Tregoni tipin e fjalëformimit të këtyre fjalëve: shumëkush, gjithsecili, plotësisht, gjësend.Reflektojmë rreth temës 6 Çfarë është atdheu për ju? Argumentoni.____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ Detyrë Gjeni dhe lexoni në klasë materiale të ndryshme, tematika e të cilave të jetë: “Shqiptarët jashtë atdheut”. Diskutoni rreth tyre.141

