Page 144 - Demo
P. 144
Slogani i vjetër: “Është kaq e thjeshtë, sa edhe një fëmijë mund ta bëjë”, ka marrë një domethënie të re për mua.E kam ndier disi të frikshme botën e kompjuterizuar. Të gjithë më thonë se sa të thjeshtë janë kompjuterat. Kam ndjekur seminare që tregojnë aftësitë e pabesueshme për të kursyer kohën me këto mjete të mrekullueshme elektronike. Janë të vlershme më thonë, sidomos për ata që, si unë, shkruajnë shumë. Nuk mund ta kundërshtoj një fakt të tillë. E di që është e vërtetë, kam parë se si funksionojnë. Zënë pak vend dhe mund të bëjnë mjaft gjëra në pak çaste, kurse mua do të më duheshin, përveç një palë gërshërëve dhe një shiriti makine shkrimi, mjaft orë pune. Nuk e kundërshtoj hyrjen tonë në erën e informatikës. Nuk mund t’i shmangem asaj që do të ndodhë. E ardhmja është kjo, e pajisur me tastiera, drajvera, video dhe printera.E vërteta është se e ardhmja ka hyrë në zyrën time disa javë më parë. Në tavolinën time të punës, ku më parë vendosja dosjet e punës dhe stilolapsat, tashmë ndodhet një kompjuter. E di që fëmijët nuk e kanë aspak frikë të ardhmen dhe prandaj mendova t’i kërkoj ndihmë nipit tim, Ronaldit. I thashë që kisha një kompjuter në zyrën time dhe se kisha nevojë për ndihmën e tij.“A ka shumë drajve?” më pyeti pa ngurrim. “Janë më të mirë nëse i kanë inkorporuar.” Nuk isha në gjendje t’i jepja një përgjigje, ende nuk e dija ç’do të thotë një disk dhe jo më që kjo makinë të kishte një të tillë. Nipi im shkoi në dhomën e tij të merrte një flopi disk dhe, vetëm kur i pashë, u kujtova se kompjuteri në zyrën time kishte një të çarë në të cilën mund të futeshin disketat. Vazhduam të bisedojmë për kompjuterin në një gjuhë kaq mistike. Kur unë e pyeta se çfarë procesesh të veçanta bën kompjuteri, ai më korrigjoi: “Kompjuteri nuk bën gjëra, ndjek udhëzimet, nuk thuhet lidhet me kompjuterët e tjerë, por thuhet komunikon dhe ndërvepron nëpërmjet NIC. Nuk thuhet kjo pjesa e vogël me dy fisha lidhet me telefon, por termi i saktë është modem. Nuk pata asnjë vështirësi të vihem nën tutelën e nipit tim dymbëdhjetëvjeçar. Nuk më bëri asnjë lëshim. Kompjuterat ishin për të një fakt. Me kompjuterin bën një jetë të ndryshme: luan, e përdor për të bërë detyrat, përgatit programe të reja.Përkundrazi, unë mbeta i habitur nga ajo që mund të bëhet me këtë aparaturë. Mund të ndryshoj paragrafët, t’u ndryshoj vendin fjalëve dhe të korrigjoj drejtshkrimin. Më informon për mundësitë e saj, merr urdhra dhe bën pyetje. Në vend që të më akuzojë se PASIONI PËR NDRYSHIMETPara leximitSi i keni marrëdhëniet me teknologjinë? Në cilat raste e përdorni atë? tastiera – tërësia e tasteve të një aparati, të një pajisjeje etj.drajver – pajisje harduer, të cilat memorizojnë, shkruajnë/lexojnë, shfaqin informacione digjitale.inkorporuar – integruar.flopi disk – ruajtës i të dhënave, i cili është i përbërë nga një disk i hollë, fleksibël (“disketë”), me pak memorie.NIC – (Network Interface Card) - kartë, e cila shërben për të lidhur fizikisht kompjuterat në rrjet me anë të kabllove specifike. modem – pajisje, me anë të së cilës bëhet e mundur lidhja e internetit përmes linjës telefonike.tutelë – mbikëqyrje e rreptë.Fjalor142

