Page 145 - Demo
P. 145
kam gabuar, në ekran del mesazhi: “Ka ndodhur një gabim!”. Nuk lodhet kurrë dhe është gjithnjë i durueshëm dhe i gatshëm të fillojmë kur dëshiroj unë.Është normale që një tip si unë, të shohë me dyshim kompjuterat. Është një mjet që më prish zakonet e vjetra dhe mënyrat, që për mua kanë qenë familjare. Është njerëzore të shmangesh me instinkt nga diçka që zhduket rrënjësisht, nga një e kaluar e pranuar dhe e rehatshme. Por bota qeveriset nga ndryshime të pandalshme dhe prandaj duhet të vendosim lidhje me të tashmen dhe të ardhmen, më shumë se ato me të kaluarën. Teknologjia e informacionit është një shembull i shkëlqyer, sepse sistemet më moderne bëhen mbizotëruese në pak vite, në pak muaj. Kjo aftësi vrojtimi, eksperimentimi, pranimi i asaj që është e re, është një nga karakteristikat tona që rritet me shpejtësi. Të synosh të ardhmen, të shmangesh nga mundësitë që na rastisin, të kundërshtosh të padiskutueshmen, të mbrosh një çështje duke qëndruar në vend, ndërsa gjithçka shkon përpara, do të thotë të humbasësh kontaktin me realitetin. Nëse pranojmë të renë me gëzim dhe si një mrekulli, mund të drejtohemi me kënaqësi drejt çdo të nesërmeje. Në të shumtën e rasteve, do të jenë fëmijët që do të na udhëheqin.Leo Buscaglia STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Vendosni kur pohimet e dhëna përputhen me përmbajtjen e tekstit.Teknologjia është një risi me dobi të mëdha. Pranimi i së resë e çon njerëzimin përpara. Nga fëmijët mëson shumë. Kompjuterat janë një e kaluar e pranuar dhe e rehatshme. Fëmijët i druhen së ardhmes. Ata mund të bëjnë vetëm gjëra të thjeshta. Analizojmë tekstin 2 Nënvizoni fjalitë ku rrëfehet dhe ato ku argumentohet. 3 Nënvizoni tri fakte dhe tri opinione. 4 Gjeni paragrafin në të cilin autori rendit cilësitë e kompjuterit dhe plotësoni me to një pemë mendimesh. Mund të shtoni edhe cilësi të tjera, mbështetur në përvojën tuaj.Gjuha e tekstit 5 Nënvizoni termat e përdorur nga autori gjatë argumentimit. 6 Vëreni me kujdes fjalët dhe frazat e përdorura në krye të çdo paragrafi. Nënvizojini ato dhe tregoni cili është qëllimi i përdorimit.Reflektojmë rreth temës 7 Ndahuni në dy grupe dhe zhvilloni një debat me temë: “Teknologjia e dëmton jetën e njeriut”. PROJEKTZhvilloni një projekt me temë: “Teknologjia ndihmon komunitetin”. Përdorni programet kompjuterike që njihni, për të dhënë informacione që pasqyrojnë jetën shkollore dhe për të bërë njoftime për aktivitete dhe veprimtari të ndryshme.143

