Page 146 - Demo
P. 146


                                    Në qoftë se, siç thuhet, im bir, ime bijë, të rinjtë nuk duan të lexojnë – dhe folja “dua” është domethënëse, sepse bëhet vërtet fjalë për një plagë dashurie, – nuk duhet t’i vëmë faj as televizionit, as epokës së sotme, as shkollës. Ose gjithë këtyre, në na dashtë qejfi, por vetëm pasi t’i kemi drejtuar vetes këtë pyetje parësore: ç’i bëmë atij, si lexues ideal që ishte, në ato kohë kur vetë ne luanim njëkohësisht rolin e tregimtarit dhe atë të librit?Sa e rëndë kjo tradhti!Ne: ai, përralla dhe vetë ne, formonim një trini, pjesëtarët e së cilës pajtoheshin çdo mbrëmje; tani, ai e sheh veten të vetmuar përballë një libri aspak miqësor.Lehtësia e frazave tona e çlironte nga rëndesa; sot gëlimi i padeshifrueshëm i shkronjave ia merr frymën deri edhe orvatjeve të tij për të ëndërruar. Ne i kishim dhënë udhëzime për t’u zhytur në lexim; ndërsa atë po e shtyp shtangia para përpjekjeve që i duhet të bëjë. Ne e kishim pajisur me dhuntinë për të qenë njëherazi në dy vende; ja tek ka ngecur në dhomën, në klasën, në librin e tij, te një rresht, te një fjalë.Ku fshihen, pra, tërë ato personazhe magjike, ata vëllezër, motra, mbretër, mbretëresha, heronj të ndjekur këmba-këmbës nga të këqijtë, dhe që ia lehtësonin barrën e ankthit duke e thirrur për ndihmë? A ka gjasë që të kenë lidhje me këto gjurmë boje të shtypura përnjëherësh që quhen shkronja? A ka gjasë që këto gjysmëperëndi të jenë thërrmuar deri në këtë pikë, thjeshtuar kësisoj: në shenja shtypshkronje? Dhe që libri të jetë kthyer në atë farë sendi? Metamorfozë e çuditshme! Ana e prapme e magjisë. Ndërsa heronjtë e tij dhe vetë ai nuk ngopen dot me frymë brenda atij libri të trashë e memec!Dhe, nuk është një metamorfozë nga më të parëndësishmet ai ngulm i babit dhe i mamit për ta detyruar, ashtu si mësuesja, që ta nxjerrë atë ëndërr nga burgu. – Atëherë, çfarë i ndodhi princit, hë? Fol!Këta prindër që kurrë, kurrë ndonjëherë, teksa i lexonin një libër, nuk e vrisnin mendjen nëse ai e kishte kuptuar mirë që Bukuroshen e Fjetur e kishte zënë gjumi në pyll, sepse kishte shpuar gishtin te furka me lesh dhe Borëbardhën, sepse kishte kafshuar mollën. (Në fakt, herët e para ai nuk e kishte kuptuar, jo tamam. Kishte aq mrekulli në ato përralla, aq fjalë të bukura dhe aq shumë emocion! SI NJË ROMANPara leximitRenditni pesë arsye pse ju pëlqen që një vepër letrare: ta lexoni në variantin e shkruar, si libër; ta shihni në variantin filmik.ideal – shembullor, model.trini – këtu: treshe e lidhur ngushtë.orvatje – përpjekje me të gjitha forcat për të arritur a për të bërë diçka.shtangia – të mbeturit në vend si i ngrirë nga habia e madhe.gjasë – mundësia objektive për të ndodhur diçka.metamorfozë – ndryshim i madh e i dukshëm që pëson dikush a diçka.furkë – shkop me majë të mprehtë, ku vihet shtëllunga e leshit për ta tjerrë.angari – barrë; punë që bëhet pa dëshirë apo që nuk të sjell ndonjë kënaqësi.Argumenti është arsyetim që përdoret për të vërtetuar ose për të kundërshtuar një mendim; provë që sillet për të mbrojtur (argument pro) ose për të hedhur poshtë diçka (argument kundër). Fjalor144
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150