Page 147 - Demo
P. 147


                                    Ai, gjithë zell, priste atë pjesë të përrallës që e kishte më shumë qejf, të cilën e recitonte me vete në çastin e volitshëm; pastaj vinin pjesët e tjera, më të vështira për t’u kuptuar, ku lidheshin nyjat e tërë mistereve, por, pak e nga pak, ai kuptonte gjithçka, absolutisht gjithçka, dhe e dinte fare mirë që Bukuroshen e Fjetur e kishte zënë gjumi për shkak të furkës me lesh dhe Borëbardhën për shkak të mollës...)– Po ta përsëris pyetjen: Çfarë i ndodhi princit kur i ati e përzuri nga pallati?Ne këmbëngulim, nuk heqim dorë. O Zot, është e pakonceptueshme që ky fëmijë të mos e ketë kuptuar përmbajtjen e këtyre pesëmbëdhjetë rreshtave! Nuk është kaq e vështirë, pesëmbëdhjetë rreshta janë, të shkretët!Për atë ne ishim tregimtarë, tani u bëmë llogaritarë.– Meqë puna qenka kështu, pas pak s’ke për të parë televizor!Eh, mirë, pra... Mirë, pra... televizori u ngrit në rangun e shpërblimit... dhe, për pasojë, leximi ra në rangun e angarisë... këtë e shpikëm ne...Daniel Pennac STUDIM TEKSTI Kuptojmë tekstin 1 Pasi të lexoni tekstin, përgjigjuni pyetjeve:Cili është problemi që paraqitet në paragrafin e parë?Si ndihet biri i autorit përballë librit?Cila ka qenë lidhja e fëmijës me leximin?Si ka ndryshuar roli i prindit gjatë rritjes së fëmijës, lidhur me leximin? 2 Ritregoni paragrafin përmbyllës duke përdorur ligjëratën e zhdrejtë.Analizojmë tekstin 3 Autori argumenton nga këndvështrimi: i prindit; i mësuesit; i fëmijës. 4 Interpretoni frazën: “Sa e rëndë kjo tradhti!” Gjuha e tekstit  5 Gjatë argumentimit, autori shprehet edhe në mënyrë subjektive. Zbërtheni kuptimin dhe llojin e figurave të përdorura.Shprehja Kuptimi Figura letrare... bëhet vërtet fjalë për një plagë dashurie ………………………. ……………………..... atë po e shtyp shtangia para përpjekjeveMetamorfozë e çuditshme... ta nxjerrë atë ëndërr nga burguReflektojmë rreth temës 6 Ç’mendim keni për rolin e leximit te njeriu? Argumentoni duke iu referuar shembujve konkretë. Detyrë Argumentoni thënien: Nëse ke një kopsht dhe një bibliotekë, atëherë ke gjithçka që të duhet. (Ciceroni) Problemi dhe zgjidhja janë forma të organizimit të tekstit, në të cilin ngrihet një problem dhe më pas jepet zgjidhja për të. 145
                                
   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151