Page 148 - Demo
P. 148


                                     1 Dëgjoni të regjistruar letrën e famshme të Umberto Ekos dhe ritregojeni me pak fjalë.I dashur nip, Studio dhe kujto! Të ruash në kujtesë çdo ditë një strofë poezie, por edhe të bësh gara kujtese për një formacion futbolli apo emrat e shërbyesve të “Tre muskëterëve”, sepse interneti nuk mund të zëvendësojë njohurinë e njerëzimit e as kompjuteri s’mund të zëvendësojë trurin tonë.…Ajo për të cilin doja të të flisja, është më tepër sesa për një sëmundje që ka goditur brezin tënd dhe madje edhe atë të djemve më të rritur sesa ti e që ndoshta shkojnë në universitet.Kjo është humbja e kujtesës. Është e vërtetë se, nëse të shkon në mendje të dish se kush ka qenë Karli i Madh apo ku bie Kuala Lumpuri nuk të duhet veçse të shtypësh ndonjë tast dhe menjëherë interneti do të ta thotë. Bëje këtë gjë kur duhet, por pasi ta kesh bërë, mundohu të kujtosh çfarë të është thënë për të mos qenë i detyruar që ta kërkosh për herë të dytë nëse do të jetë e domosdoshme, qoftë edhe për një punim në shkollë. Ka rrezik që ndërkohë që ti mendon se kompjuteri mund të ta thotë në çdo moment, ti humbet shijen e të nxënit vetë. 2 Vështroni fotografitë. Cila prej tyre nuk lidhet me përmbajtjen e letrës që dëgjuat?  3 Pasi ta keni dëgjuar letrën në të cilën Eko jep opinionin e tij në lidhje me përdorimin e internetit, përgjigjuni pyetjeve:Kujt i drejtohet letra? Nipit. Mbesës. Shokëve të tyre.Cili është qëllimi i letrës? Cili është problemi që trajtohet në këtë letër? Ruajtja e kujtesës. Ruajtja e shëndetit. Mbajtja gjallë e veprimtarive fizike të trupit. 4 Cili është argumenti i parë lidhur me kujtesën? 5 Cili është shpjegimi që jep autori për kujtesën?  6 Si e vlerëson autori kujtesën e sotme, të udhëhequr nga interneti?7 Cili është regjimi që këshillon shkrimtari për ruajtjen e kujtesës?Dëgjojmë Argumente rreth përdorimit të internetit146
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152