Page 15 - Demo
P. 15
Vëreni figurat dhe përshkruani mënyrat e komunikimit. Vlerësoni mënyrën e komunikimit për çdo rast.Bëni një dialog duke e ngritur situatën e komunikimit sipas mënyrave të mëposhtme. Dikush kërkon ndihmë, i ka humbur portofoli. Ka ndodhur një aksident, ka të plagosur. Ka rënë zjarr, duhen lajmëruar zjarrfikësit.Vlerësoni të folurit e grupeve në situatat e interpretuara më sipër, në lidhje me: qartësinë e shprehjeve; mimikën dhe pantomimikën e përdorur; tonin e zërit; zgjidhjen që i japin situatës.Tregoni si mund të realizohen mënyrat e komunikimit: kur dy folësit janë pranë; kur janë në largësi; kur flasin në telefon.Flasim Elemente të gjuhës së folur dhe të gjuhës së shkruarMËSONI MË TEPËR PËR KOMUNIKIMINSIMBOLET KOMUNIKIMI PËRMES GJUHËS Komunikimi është një marrëdhënie, shkëmbim informacionesh, idesh, ndjenjash, mendimesh. Komunikimi realizohet mes njerëzve përmes shenjave, simboleve, fjalëve dhe kodeve të ndryshme.Simbolet janë figura të ndryshme që japin informacion. Shenja e lugëve, e pirunëve, tregon se diku afër është një restorant; figura e një shtrati tregon se diku afër është një hotel; figura e një aeroplani tregon se po i afrohesh një aeroporti, shkronja I (e madhe) tregon një zyrë informacioni etj. Për të komunikuar, njerëzit kanë një mjet shumë të fuqishëm: gjuhën. Njerëzit edhe flasin, edhe shkruajnë. Pra, përdorin edhe gjuhë të folur, edhe gjuhë të shkruar. Shenjat gjuhësore më të rëndësishme për të komunikuar janë: fjala, veshja e saj tingullore, paraqitja grafike me shkronja të bashkuara brenda strukturës së vet dhe më pas në fjali. Komunikimi, me gojë ose me shkrim, kalon përmes një procesi të caktuar. Komunikimi gjuhësor realizohet përmes gjuhës së folur dhe asaj së shkruar. Kur shkruajmë, komunikimi gjuhësor ruhet gjatë, rikujtohet, përdoret në situata dhe në kohë të ndryshme. Komunikimi jogjuhësor realizohet edhe me mjete jogjuhësore, siç janë: gjestet, mimika, pantomimika, sinjalet, simbolet, shenja të tjera, si: figura, zëra, ngjyra etj.KOMUNIKIMI ME SHENJANjihet komunikimi përmes shenjave, si: lëvizjet e dorës, dhënia e sinjaleve, tundja e kokës në shenjë mohimi apo pranimi etj. Shpjegoni informacionin që transmetojnë simbolet e mëposhtme.1234513

