Page 150 - Demo
P. 150


                                    Eseja argumentuese është një shkrim, i cili synon të bindë lexuesin nëpërmjet argumenteve dhe shembujve të shumtë, që janë në përputhje me qëndrimin e shkruesit. Shkruajmë Ese argumentuesea ntuese Hapi i parëTema e esesë suaj argumentuese mund të jetë e përcaktuar, por ju mund ta përzgjidhni edhe vetë atë. Mos harroni se një ese argumentuese shkruhet në mbështetje të një qëllimi të caktuar në një çështje të debatueshme. Për shembull, ju nuk mund të shkruani një ese argumentuese për dobinë e ushtrimeve fizike, pasi ky është një fakt pozitiv i njohur dhe i pranuar nga të gjithë. Hapi i dytëShkruani një hyrje. Ka mënyra të ndryshme për ta shkruar atë: mund të shpjegoni shkurtimisht temën e esesë; mund të paraqitni një rast tipik që ndihmon zbërthimin e temës etj. Hapi i tretë Formuloni tezën tuaj. Teza është një pohim i qartë, që përmbledh pikëpamjen tuaj për çështjen që do të argumentoni. Teza shfaqet zakonisht në fund të paragrafit hyrës. Shembull: Konsumi i përditshëm i mishit të kuq ndikon negativisht në shëndetin e njeriut. (Kjo tezë lidhet me një temë të debatueshme dhe interesante për t’u argumentuar.) Si të shkruajmë një ese argumentueseHapi i katërt Shkruani zhvillimin e esesë. Formuloni dhe strukturoni argumentet tuaja. Mbështetini ato me fakte, shembuj dhe prova. Shembull: Renata Miça, profesore në sektorin e Shëndetit Publik në Harvard, deklaron se për të ulur rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës dhe nga diabeti, duhet shmangur konsumi i mishit të përpunuar, si: sallami, proshuta etj., transmeton Lajmi.net.Kërkoni për temën tuaj në burime të ndryshme dhe të sigurta informacioni: libra, revista, gazeta apo në burime të besueshme në internet. Zgjidhni thënie që mbështesin qëndrimin tuaj. E mira është që të përfshini citate nga dijetarë dhe burime të sigurta. Vendosini ato në thonjëza, duke i paraqitur me përpikëri. Citoni burimin nga e keni marrë materialin dhe vendosni emrin e autorit të tij.  hyrjatezaArgumenti 1 Argumenti 2 Argumenti 3dëshmi fakte provaPërfundimi148
                                
   144   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154