Page 151 - Demo
P. 151


                                    Kur bëni një shkrim argumentues, përdorni fraza që i përshtaten natyrës së tij. Ato krijojnë mundësinë për të shprehur opinionet, për të mbrojtur qëndrimin tuaj, për të renditur faktet, shembujt etj. Disa prej tyre janë: Unë besoj se...; Ka shumë arsye për të mbështetur tezën time, të cilat përfshijnë...; Arsyeja e parë është...; Në radhë të parë...; Për më tepër...; Mund edhe të thuhet...; Në vijim të...; Për të përmbledhur argumentet...; Si përfundim... etj.Hapi i pestëShkruani mbylljen e esesë. Ju mund të zgjidhni forma të ndryshme mbylljeje, por në thelb të saj qëndron përfundimi i nxjerrë nga argumentet e mësipërme, në formë të përmbledhur. Pra, është një rimarrje e tezës, që tashmë është vërtetuar, dhe shprehet me fjalë të tjera. Rishikoni shkrimin tuaj.Lexoni modelin e esesë së dhënë argumentuese: Teknologjia dhe e ardhmja. Shqyrtoni me vëmendje elementet e strukturës së një eseje argumentuese.Bota është gjithnjë në lëvizje, në ndryshim dhe në kërkim të vazhdueshëm të përsosmërisë.Njerëzimi ka ndryshuar shumë shpejt në kohë; ndryshimi është tipar i inteligjencës së tij. Njeriu është ai që, qysh nga epoka e gurit, rendi në korsinë e zhvillimit për t’u zhytur sot në misteret e shkencës dhe të teknologjisë. Jetojmë në erën e teknologjisë, e ardhmja i përket asaj. Si fillim, mund të përmendim makinën e parë llogaritëse, arithmometrin,  të ndërtuar nga Tomas de Kolmar, më 1820-ën. Kjo shpikje u hapi rrugën shumë të tjerave, për të kulmuar me daljen në treg të kompjuterit të parë, në vitin 1981. Falë zhvillimit të vrullshëm të teknologjisë, shumë procese të dobishme në fusha të ndryshme të shkencës kryhen më shpejt dhe më mirë. Teknologjia dhe e ardhmja149
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155